Editorial

Tu gjejmë ëngjëjve një arkivol

19 Gusht 2020, 16:32 Nga DOSJA
Tu gjejmë ëngjëjve një arkivol

Engjëjt nuk përcillen kështu. Jo në kuti kartoni, jo në kosha plehrash. Gjtihë bota I përcjell me arkivolë të bardhë. Unë nuk e di pse, por një ide siçdokush e kam. Sepse është ngjyra e pafajësisë, është ngjyra e ëngjëjve. Nuk kam ndër mend të gjejë fajtorë, në ngjarjen e së martës, ku një foshnje e vdekur u gjet në një kosh plehrash. Kurrsesi nuk fajësoj njeriun që e la aty nën presionin e madh psikologjik që jetonte, absolutisht atë që e la të merrte me vete foshnjën e vdekur, aq më pak mjekë, psikologë apo administratorë, askënd.

Thjesht kam një propozim: Tu gjejmë ëngjëjve që lindin të vdekur një arkivol. Ata nuk marrin bonusin e lindjes, të paktën të marrin bonusin e vdekjes. Nuk mund ti përcjellim kështu si të martën. Kjo është e pafalshme, shokuese. Le ti kalojmë burokracitë, le ti kalojmë ndarjet administrative, le ti kalojmë paragjykimet, ëngjëjt kanë nevojë të përcillen në një arkivol, mundësisht të bardhë. Di fare mirë që 1 në miliona raste mund të ndodhë si të martën, por kjo nuk ka rëndësi, një shtet, një ministri, një drejtori politikash, duhet të shkruajë një rresht që kjo të mos ndodhë asnjëherë.

Dikush duhet të marra masa që nga një maternitet, ëngjëjt nuk mund të dalin në këtë lloj forme. Edhe sikur të ndodhë njëherë në 100 vjet lundrën e parë dhe të fundit të udhëtimit ta jep shteti. Ne nuk jemi një vend social, por një gjë të tillë absolutisht mund ta bëjmë, pa as më të voglin paragjykim. Dhe për këdo që paragjykon këtë cështje, di vetëm të them pak fjalë: Uroj nga zemra, që kurrë në jetën tënde të mos ndodhë që në koshin e plehrave tënd të gjesh një ëngjëll të vdekur.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial sokol bregu sokol bregu

Sondazh

Poll

Editorial 14 Gusht 2020, 16:14

Nordstream 2: Siguria energjetike dhe gjeopolitika

Së fundi janë tre senatorë të njohur amerikanë, midis tyre ish-kandidati republikan për president të SHBA (2016) nga Teksasi, Ted Cruz, që kërcënojnë me sanksio...

Editorial 14 Gusht 2020, 09:33

Ligji për mbrojtjen e vlerave të paqes

KOSOVË- Në vend të një rrëfimi distopik, UÇK-ja dhe të gjithë ne duhet të kthehemi te rrëfimi që na përbashkoiPashë draftligjin për mbrojtjen e vler...

Editorial 12 Gusht 2020, 12:00

Rodeni shqiptar

TIRANË- Kur mora vesh lajmin se skulptori Arben Bajo ndërroi jetë, diçka brenda meje u shemb. Kisha komunikuar me të pak kohë më parë dhe ishte plot...

Editorial 11 Gusht 2020, 17:53

Ky është terrorizëm, jo kanosje

Nëse nuk do ta kisha parë nga kamerat e hotelit, ngjarjen e Pogradecit, çdo dëshmitari okular do ti thosha gënjeshtar. Shkaku është I thjeshtë. Në këtë v...