Art&Argëtim

Përdorën emrin e Nevina Shtyllës për të marrë produkte falas, alarmohet moderatorja: Bllokojeni këtë numër, nuk është

18 Gusht 2020, 17:02 Nga DOSJA
Përdorën emrin e Nevina Shtyllës për të marrë

TIRANE– Moderatorja e njohur, Nevina Shtylla ka treguar një rast mashtrimi, ku është përdorur emri i saj.

Ajo ka zbuluar në instastory se dikush është shtirur si ajo. Nevina ka ndarë me ndjekësit foto nga biseda ku disa individë flisnin në emrin e moderatores për të përfituar produkte falas në këmbim të reklamës dhe i ka njoftuar të gjithë të bëjnë kujdes pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh.

Bëni kujdes. Nëse ju ka kontaktuar ky numër bllokojeni pasi nuk është i imi. Ka dalë një modë e re që kontaktohen biznese në emër të personazheve dhe u kërkohen produkte falas në këmbim të reklamës. Nuk jam unë emri i vetëm i cili është përdorur, ndaj bëni kujdes”, ka shkruar Shtylla krah fotove në ‘Instastory’.

Nevina ka publikuar edhe një foto të bisedës së bërë në emrin e saj, duke treguar se shpreson që njerëzit të mos kenë rënë preh e këtij mashtrimi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz mashtrim moderatore nevina shtylla mashtrim moderatore nevina shtylla

Sondazh

Poll