Art&Argëtim

Ellen Degeneres merr guximin! Mbledh stafin e saj, mes emocionesh kërkon falje për veprimet e kryera

18 Gusht 2020, 17:16 Nga DOSJA
Ellen Degeneres merr guximin! Mbledh stafin e saj, mes emocionesh kërkon

SHBA– Ellen Degeneres është në një proçes hetimi pasi është akuzuar se ka keqtrajtuar stafin e saj. Së fundmi burime të sigurta për ‘People’, kanë treguar se Ellen ka vendosur t’i kërkojë falje të gjithëve për sjelljen e saj me anë të një telefonate me video.

Ajo kishte shpjeguar se mund të jetë një njeri i lëkundur dhe jo perfekt duke i kërkuar ndjesë të gjithë punonjësve të saj.

Burimi tha se Ellen ishte e emocionuar, gjatë videocall.

Ajo e pranoi që mund të bëhej introverte ndonjëherë dhe kërkoi falje nëse kjo gjë ka lënduar dikë. Ata po marrin masa që kjo të mos ndodhë kurrë më dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për Ellen. Ajo u emocionua kur i pa të gjithë. Ata janë familje”, -u shpreh burimi për People.

Reagimi i moderatores vjen pas pretendimeve se shfaqja e saj ka një mjedis toksik pune. Ellen DeGeneres Show ndërpreu marrëdhëniet me prodhuesit Ed Glavin, Kevin Leman dhe Jonathan Norman pas raportimeve për bullizëm, ngacmim seksual dhe racizëm në mjedisin e punës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ellen degeneres falje staf ellen degeneres falje staf

Sondazh

Poll