Art&Argëtim

Aurela Hoxha lë dasmën në duart e partnerit biznesmen: Jam vajzë e bindur por herë e dua të madhe, herë diçka intime!…

17 Gusht 2020, 19:56 Nga DOSJA
Aurela Hoxha lë dasmën në duart e partnerit biznesmen: Jam

VLORE– Aurela Hoxha është rikthyer në Shqipëri për të kaluar disa ditë të mira pushimi. Teksa ndodhet në jug, ajo është bërë pjesë e një interviste për “Pushime On Top” ku ka folur për jetën në Spanjë, aty ku qëndron prej 5 vitesh, si edhe për romancën e saj të dashurisë.

Aurela jeton atje me partnerin e saj, për të cilin nuk është se flet shumë. Mirëpo mediat kanë arritur të zbulojnë se ai quhet Alban dhe që është rezident prej shumë vitesh në Barcelonë aty ku ka biznese të konsoliduara në fushën e hotelerisë. Aurela dhe Albani janë njohur gjatë pushimeve të saj në Spanjë nga miq të përbashkët rreth 4 vite më parë.

‘Ti e di shumë mirë që nuk kam dëshirë të flas për këtë pjesë. Megjithatë unë e kam thënë që nuk jam vetëm. Kjo nuk është arsyeja që më mban në Spanjë pasi kudo që të jem do ishim bashkë‘.

E pyetur se kur do të bëhet mami, modelja është shprehur se këtë punë e di Zoti mirëpo nuk e shikon as të afërt dhe as të largët këtë moment.

Disa gjëra i di zoti. Sigurisht që njerëzit planifikojnë por sidomos për këtë gjë, që është shumë e veçantë mendoj se ka një forcë më të madhe se ne që e ka planifikuar. Sidomos kjo për pjesën kur do bëhesh mami. Se di por është i mirëseardhur kurdo që vijë. Nuk e shoh as të largët as të afërt”, është shprehur Aurela.

Nëse ishit kurozë për dasmën e Aurelës, duhet ta dini se modelja do një dasëm të madhe tradicionale, vallen e Tropojës e do me patjetër.

Dasëm tradicionale shqiptare, me vallen e Tropojës. Jam pak e çuditshme, ndonjëherë dua një dasmë private në plazh, ndërsa ndonjëhere dua një dasmë shumë të madhe tradicionale këtu në Shqipëri. Kur të vijë momenti le ta zgjedhë partneri, unë jam një vajzë e bindur’, ka thënë Aurela.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aurela hoxha dasëm femije aurela hoxha dasëm femije

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Gusht 2020, 18:37

SHBA– Këngëtarja Sia është një nga artistet amerikane që ka adoptuar fëmijë dhe ka zgjedhur që të mos martohet mirëpo tja kushtojë jetën atyre.Gjatë muaji...

Art&Argëtim 17 Gusht 2020, 16:25

KORFUZ– Tashmë që puna është ndërprerë për shkak të koronavirusit, modelja Oriola Marashi po shijon pushimet e verës në maksimum.Momentalisht Oriola ndodh...