Ekonomi

Eksportet dhe importet bien gjatë pandemisë, ja sektorët që patën ndikimin më të madh në rënie

17 Gusht 2020, 10:03 Nga DOSJA
Eksportet dhe importet bien gjatë pandemisë, ja sektorët që

TIRANË- INSTAT ka publikuar raportin për tregtinë, për peridhën e parë të vitit. Sipas raportit, gjatë muajit që lamë pas, eksportet e mallrave arritën vlerën 25 miliardë lekë, duke u ulur me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe importet po ashtu pësuan ulje me 5.6% krahasuar me një vit më parë, teksa kapën vlerën 56 milirdë lekë. Në raporti theksohet, se deficiti tregtar i këtij muaji është 32 miliardë lekë, 0.3% më i ulët sesa një vit më parë.

Ndërkohë në shtatë mujorin e parë, eksportet e mallrave arritën 150 miliardë lekë, duke u ulur me 16.8 % krahasuar me një vit më parë, ndërsa importet e mallrave u ulën me 13.2%, duke arritur vlerën totale 328 miliardë lekë.  Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, defiçiti tregtar është ulur me 9.9%.

Sektorët kryesorë që kanë ndikuar në uljen e eksporteve dhe importeve janë tekstilet, lëndët djegëse dhe minerare dhe materialet e ndërtimit.

“Eksportet, gjatë këtij shtatëmujori janë ulur me 16,8 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar kryesisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Tekstile dhe këpucë” me -8,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,0 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,4 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Ushqim, pije, duhan” me +0,7 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,1 pikë përqindje.

Si shtatëmujor, importet janë ulur me 13,2 %, krahasuar me shtatëmujorin e parë 2019. Grupet që kanë ndikuar kryesisht në uljen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -3,1 pikë përqindje, “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me -2,8 pikë përqindje. Në
ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Ushqim, pije, duhan” me +0,2 pikë përqindje”, thuhet në raport.

Raportin e plotë mund ta lexoni këtu

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi deficiti tregtar eksportet importet deficiti tregtar eksportet importet

Sondazh

Poll