Ekonomi

Studimi kanadez: Përdorimi i marijuanës gjatë shtatzënisë shkakton autizëm te fëmijët

16 Gusht 2020, 19:18 Nga DOSJA
Studimi kanadez: Përdorimi i marijuanës gjatë

KANADA-Një studim i fundit nga mjekët e spitalit të fëmijëve në Ontarion Lindore në Kanada ka treguar se konsumimi i marijuanës nga nënat shtatzënë, shton shumë rrezikun e autizmit tek fëmija.

Sipas këtij studimi, rreziku i lindjes së një fëmije autik tek nënat që konsumojnë marijuanë gjatë shtatzënisë rritet minimalisht me 50%. Studimi konstaton se substancat e rrezikshme që ka në përbërje marijuanë, si tetrahydrokanabinoli kanë vetinë të përcillen direkt në fetus nga nëna.

Kështu ato shkaktojnë çrregullime të parikuperueshme që në zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor tek fëmijët.

Mësohet se studimi bazohet tek rezultatet e mbikëqyrjes për pesë vite radhazi të gjysmë milioni grave nga viti 2007 deri në 2012, 0.6% e të cilave përdorën marijuanë gjatë shtatzënisë. Bëhet fjalë për studimin më të madh të zhvilluar deri më tani për pasojat që shkakton konsumimi i marijuanë gjatë shtatzënisë.

Ky paralajmërim vjen teksa në shumë vende të botës, përfshirë Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, ku konsumimi i marijuanës po liberalizohet. Studime të mëherëshme konstatonin se konsumi i marijuanës gjatë shtatzënisë është shkak për lindje të parakohshme apo peshë më të ulët se normalja të të porsalindurit.

Burimi: albanyherald

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale marijuana studimi kanadez marijuana studimi kanadez

Sondazh

Poll