Ekonomi

Publikohen FOTOT, ja si do të transformohet Kopshti Zoologjik i Tiranës

13 Gusht 2020, 19:31 Nga DOSJA
Publikohen FOTOT, ja si do të transformohet Kopshti Zoologjik i

TIRANË- Kopshti Zoologjik i Tiranës do të pësojë një transformim rrënjësor. Kështu thuhet në një njoftim që ka bërë ditën e sotme Bashkia e Tiranës. Sipas njoftimit   Kopshti Zoologjik  falë një investimi do të bëjë ndryshime të cilat do t’u përshtaten kërkesave të ndryshme të vizitorëve që e frekuentojnë dhe kafshëve që jetojnë aty.

Po ashtu Bashkia në njoftim thotë se  në Kopshtin Zoologjik do të ketë edhe një parkim me 100 vende, duke qenë kohët e fundit në Kopësht ka pasu shumë vizitorë.

“Me rritjen e popullaritetit në këtë kopësht, është rritur edhe nevoja për një infrastrukturë të përshtatshme parkimi. Ndaj Bashkia ka menduar dhe ndërtimin e një parkimi nëntokësor me 100 vende duke u ardhur në ndihmë jo vetëm vizitorëve, por edhe komunitetit përreth.

Me rëndësi të veçantë ka rrethimi i jashtëm i Kopshtit Zoologjik, kjo për çështje sigurie dhe kontrolli jo vetëm për kafshët po dhe për banorët që jetojnë përreth. Rrethimi do bëhet me mur 2.50metra nga niveli i tokës, mbi të cilin montohen kangjella 0.8m të larta. I gjithë muri parashikohet të maskohet me gjelbërim dhe pemë”, thuhet në njoftim.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale bashkia e tiranes kopshti zoologjik bashkia e tiranes kopshti zoologjik

Sondazh

Poll