Art&Argëtim

16 Gusht 2020, 18:36 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE- Ditën infermiere dhe natën pornostare është kjo historia e çuditshme e tre vajzave, të cilat kanë treguar historitë e tyre për “The Mirror”.

Sikuese shkruan “The Mirror”, ëebsite-t për të rritur po preferohen gjithnjë e më shumë gjatë kësaj pandemie, ndërsa 3 vajzat janë shprehur se qindra femra marrin mijëra paundë në muaj duke pozuar për foto dhe video të shkurtra nudo ose vetëm me të brendshme.

Nga ana tjetër kritikët kanë shprehur shqetësime për këtë lloj pornografie, megjithatë disa të tjerë janë shprehur se kjo industri po fuqizon gratë, të cilat arrijnë të bëjnë mjaftueshëm para për të jetuar mirë e të pavarura.

Pra këto tre vajza gjatë ditës bëjnë punë të ndryshme, ndërsa në darkë i dedikohen industrisë së pornografisë.

Nicola WilloughbyVajza e parë është 38-vjeçarja Chatherine, e cila është e punësuar si menaxhere pranë një kompanie dhe merr 1800 paundë në muaj. Por gjatë pandemisë, kompania e saj u mbyll dhe ajo mbeti e papunë. Për të siguruar të ardhura, një shoqe i dha idenë për të punuar në ëebsite-t online për të rritur.
“Ishte një shpëtim për mua. Muajin e parë bëra 3.000 paundë. Pa atë punë do të gjendesha në mes të katër rrugëve.”- ka thënë Chatherine.
38-vjeçarja, një nënë beqare, thotë se poston foto topless dhe ndihet shumë mirë me atë që bën.

Gjithashtu edhe historia e 39-vjeçares Nicola, ngjason me atë të Chatherine. Ajo mbeti pa punë gjatë pandemisë. Por pavarësisht se infermiere, ajo tha se turnet u reduktuan që të mos kishte shumë njerëz në departamente. E divorcuar nga bashkëshorti dhe me katër fëmijë për të rritur, i duhej me patjetër një punë, të cilën e gjeti në website-t online. Gruaja rrëfeu se muajin e parë fitoi 1.750 paund, ndërsa si infermiere kishte një rrogë mujore diku tek 1700.

“Jam e kujdesshme me ato që postoj. Zakonisht hedh foto ose video të shkurtra me bikini dhe veshje sportive.”– u shpreh ajo.

Ndërsa Abi është më e vogël për nga mosha në tre historitë e treguara. Ajo punonte dizenjuese grafike, por e humbi punën për shkak të karantinës. E diplomuar një vit më parë ajo ka treguar se në vit fitonte diku te 12.000 paund. Gjatë pandemisë Abi ka punuar në ëebsite-t online, ku ka fituar jo pak por 1.000 paundë në javë.

Burimi: TheMirror

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale abi chatherine nicola willoughby abi chatherine nicola willoughby

Sondazh

Poll