Aktualitet

Mjeku Cenameri mesazh qytetarëve: Lufta vazhdon, respektoni masat kundër COVID-19

11 Gusht 2020, 12:01 Nga DOSJA
Mjeku Cenameri mesazh qytetarëve: Lufta vazhdon, respektoni masat

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë ka shpërndarë sot një mesazh nga mjeku Saimir Cenameri nga Materniteti “Koço Gliozheni”. Në një video-mesazh, mjeku shprehet se lufta vazhdon dhe të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm e të zbatojnë masat kundër COVID-19.

Të nderuar ju falënderoj për gjithë përkushtimin e kujdesin që keni treguar gjithë këto kohë. Lufta vazhdon. Të jemi të kujdesshëm në zbatimin e masave, për mbajtjen e maskave, për ruajtjen e distancimit fizik, për larjen e duarve”, shprehet mjeku Cenameri.

Ndërkohë dhe ministrja Ogerta Manastirliu ka një lutje për qytetarë dhe i fton ata të dëgjojë mesazhin e mjekut nga Materniteti “Koço Gliozheni”. “Vendose maskën, të ndihmojmë ekipet mjekësore”, shton Manasitrliu.

Ku mesazh vjen në një kohë kur situata e COVID-19 në Shqipëri është alarmante, pasi çdo ditë ka mbi 1 raste të reja. Ndërkohë një ditë më parë ndërroi jetë dhe një pacientë tjetër dhe tashmë numri i atyre që e kanë humbur luftën ka shkuar në 200.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 ogerta manastirliu saimir cenameri masat kunder covid 19 ogerta manastirliu saimir cenameri

Sondazh

Poll