Aktualitet

Frika nga COVID-19, nis dezinfektimi i hapësirave publike në Lushnje

11 Gusht 2020, 10:18 Nga DOSJA
Frika nga COVID-19, nis dezinfektimi i hapësirave publike në Lushnje

LUSHNJE- Qyteti i Lushnjes në fillim të muajit gusht ka pasur raste të shtuara me COVID-19 dhe kjo ka shtuar frikën tek autoritetet. Sot në këtë qytet ka nisur dezinfektimi i hapësirave publike, për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Bashkia ka angazhuar grupet e punës për të dezinfektuar ambientet publike, kryesisht parqet e qytetit ku grumbullohen pensionistet, po ashtu edhe zyrat e shërbimeve, të administratës, dhe spitale.

Zëvendës drejtori i ndërmarrjes së pasurive publike, Gazment Çela, në një deklaratë për mediat u shpreh se është ndërtuar një grafik për të dezinfektuar të gjitha lagjet e qytetit.

Duke filluar që nga dita e sotme, kemi hartuar një program pune nga bashkia dhe Ndërmarrja e Pasurisë Publike, për dezinfektimin e qytetit, sidomos ku ka shumë popullsi, por edhe grafik lagjesh e institucionet shtetërore. Grafikët e lagjeve i ndajmë më ditë, të paktën të kalohet 1 herë në 3 ditë çdo ditë. Sot kemi vetëm ambientet publike, dhe lulishtet, ku rrinë njerëzish, por sidomos pensionistët”, u shpreh Çela.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne lushnje dezinfektohen hapesirat publike masat kunder covid 19 covid ne lushnje dezinfektohen hapesirat publike masat kunder covid 19

Sondazh

Poll