Aktualitet

Sot SPAK i sekuestroi pasurinë, kush është Valentin Selaj ish-i dashuri i Viola Spiros që njihet si ‘Zoti i drogës”

11 Gusht 2020, 10:34 Nga DOSJA
Sot SPAK i sekuestroi pasurinë, kush është Valentin Selaj ish-i

TIRANË- SPAK goditi sërish sot. Këtë herë prokurorët kanë shkuar në Lezhë dhe kanë vendosur për sekuestron e 17 pasurive të familjes Selaj. Valentin Selaj, i cili është në hetim në Holandë për trafikim kokaine, është bërë sebepi për nisjen e hetimeve në Shqipëri dhe më pas SPAK ka vendosur t’i sekuestrojë pasuritë.

Gjithçka ka nisur pas një letërporosie nga Holanda, e cila ka dhënë informacione dhe dyshohet se paratë e përfituara nga trafiku i drogës janë investuar në Shqipëri.

Po kush është Valentin Selaj?

Valentin Selaj është një emër i njohur si për Policinë dhe për mediat në Shqipëri. Ai u bë pjesë e kronikave kur u arrestua pak vite më parë në Itali për trafik droge. Po ashtu në atë kohë iu zbulua dhe lidhja me moderatoren Viola Spiro.

Selaj ra në pranga në vitin 2017 gjatë një operacioni antidrogë në Firence, ku u cilësua si koka e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Holanda në Itali dhe shfrytëzim prostitucioni. Gazeta italiane “La Nazione”, në atë kohë iu referua si “Zoti i drogës” dhe për të shkruhej se ishte kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga Amerika Latine në Firence, nëpërmjet Holandës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet spak sekuestron pasurite e valentin selajt valentin selaj valentin selaj ne shenjeshtren e spak viola spiro spak sekuestron pasurite e valentin selajt valentin selaj valentin selaj ne shenjeshtren e spak viola spiro

Sondazh

Poll