Art&Argëtim

Aksidentohet me biçikletën elektrike/ Simon Cowell dërgohet me urgjencë në spital, detyrohet ti nënshtrohet një operacion

9 Gusht 2020, 17:52 Nga DOSJA
Aksidentohet me biçikletën elektrike/ Simon Cowell dërgohet me

AMERIKE– Moderatori Simon Cowell është shtruar në spital pasi ka rënë nga biçikleta.

60 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital të shtunën pasi ra nga biçikleta e tij e re elektrike, teksa e mori atë për provë në shtëpinë e tij në Malibu.

Simon ka thyer shpinën dhe do të bëhet operacion mbrëmjen e sotme, ka treguar përfaqësuesi i tij.

“Ai lëndoi shpinën dhe u dërgua në spital. Tani është më mirë, nën kontroll dhe në duar të sigurta”.

Aktualisht nuk është e qartë saktësisht se çfarë lloj dëmtimi ka në shpinë, por kjo shpesh i referohet një frakture në një pjesë të shtyllës kurrizore. Nuk dihet nëse Simon do të jetë në gjendje të marrë pjesë në serinë e ardhshme të ‘Britain’s Got Talent’.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz biçikleta moderatori simon cowell biçikleta moderatori simon cowell

Sondazh

Poll