Art&Argëtim

‘Vodhëm syzet dhe ikëm’, Kim dhe Khloe Kardashian tregojnë çmendurinë e adoleshencës

9 Prill 2019, 11:06 Nga DOSJA
‘Vodhëm syzet dhe ikëm’, Kim dhe Khloe Kardashian

Nëse mendoni se dini gjithçka për familjen Kardashian, jeni gabim. Kim dhe Khloe sapo e vërtetuan këtë. Në një intervistë të fundit ato rrëfejnë për herë të parë një histori ndryshe të jetës së tyre.

Vite më parë Kim dhe motra e saj, Khloe kanë vjedhur një palë syze Dior në Hawaii. “Ne ishim në Hawaii dhe shkuam në një dyqan Christian Dior, ku nuk punonte askush. Menjëherë Khloe pa këto syzet dhe u dashurua pas tyre, i donte shumë, ndaj ne vendosëm t’i marrim dhe të largohemi me vrap.” 

Këto syze kanë kushtuar atëherë rreth 350-600 dollarë amerikanë dhe nuk ishte shumë e papërballueshme për asnjërën nga motrat, thjesht donin t’i vidhnin dhe kaq. Khloe nga ana tjetër tregoi se këto ishin syzet që i kanë pëlqyer më shumë dhe se i ka ende sot e kësaj dite, sipas Daily Mail. 

Vite më vonë nga kjo histori, Kim Kardashian arriti të prodhonte syzet e saj, një partneritet me markën e njohur gjermane, Carolina Lemke. Paketimi i syzeve është në një kuti ku janë tre palë syze, të cilat janë të vendosura në maska fytyre të ngjashme me atë të Kim Kardashian.

L.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz khloe kardashian kim kardashian vjedhja qe beri kim dhe khloe khloe kardashian kim kardashian vjedhja qe beri kim dhe khloe

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Prill 2019, 10:18

I vjedhin këngën, Ronela Hajati revoltohet keq

Këngëtarja, Ronela Hajati njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe pa komplekse dhe kur ka diçka që nuk shkon, apo nuk i pëlqen, ajo nuk rezervohet...

Art&Argëtim 9 Prill 2019, 09:02

Tre ditë në Kosovë, zbuloni nismën e Rita Orës

Rita Ora na kishte informuar për ardhjen e saj në Kosovë dhe sipas informacioneve të mediave kosovare ajo ka mbërritur mbrëmjen e djeshme.Ardhja e saj në vendli...