Aktualitet

Rritja e shifrave të COVID-19, Imzot George Frendo thirrje autoriteteve për shtimin e masave kufizuese: Më shumë kujdes për

7 Gusht 2020, 17:29 Nga DOSJA
Rritja e shifrave të COVID-19, Imzot George Frendo thirrje autoriteteve

TIRANW-Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Mons. George Frendo i ka bërë thirrje autoriteteve shtetërore, që të shtojnë masat kufizuese për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Në një postim në Facebook, ai shkruan se kur numri i të infektuarve ishte më i ulët kishte më shumë masa kufizuese.

Sipas tij, autoritetet kanë frikë të shtrëngojnë sërish masat për shkak të problemeve ekonomike, ndërsa thekson se parësore për momentin është shëndeti i njerëzve.

Postimi i plotë

JU LUTEM: MË SHUMË KUJDES PËR SHËNDETIN E POPULLIT!
Mons. George Frendo O.P.

Këtë thirrje e bëj i nxitur nga dashuria për popullin tonë dhe nga interesi për të mirën e përbashkët. A nuk na shqetëson situata e tmerrshme e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë? Ka shumë ditë, që dëgjojmë për një numër të infektuarish gati çdo ditë më të lartë sesa ditën e mëparshme. Çdo ditë infektohen mbi njëqind veta. Kur numri i të infektuarve ishte shumë më i vogël, u dhanë shumë urdhra për të shmangur rreziqet: asnjë makinë në fundjavë, shumë kufizime rreth daljes, autobuzët nuk përdoreshin, një ditë madje dolën edhe kamionat ushtarake!!! Vërtetë, situata përshkruhej si një luftë!
Po tani? A jemi pajtuar me koronavirusin? Ose kemi frikë se më shumë kufizime do të krijojnë probleme për ekonominë e vendit? E çfarë duhet të ketë përparësi, ekonomia, apo shëndeti i popullit? Ministrja e shëndetësisë ka bërë shumë mirë, që shpesh herë ka apeluar për ruajtjen e masave për t’u mbrojtur kundër epidemisë. Por nuk mjafton fjala e Ministres.

Para disa ditëve, Atë Arturo Sosa, eprori gjeneral i Jezuitëve, tha se koronavirusi është një kërcënim jo vetëm për jetën njerëzore dhe për punët, por edhe për demokracinë. “Demokracia mund të jetë një nga viktimat e pandemisë nëse nuk bëjmë kujdes për situatën tonë politike”. Ndoshta dikush mund të më akuzojë se po ndërhyjë në politikë? Jezusi ka afruar dhe shëruar shumë të sëmurë. Fatkeqësisht unë nuk e kam këtë aftësi! Por e kam për detyrë të flas për mbrojtjen e shëndetit të popullit tonë.
Ju lutem: më shumë kujdes për shëndetin e popullit tonë!

Sakaq në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. 189 viktima, 2735 pacientë me Covid-19 dhe 3227 të shëruar, është bilanci i deritanishëm. Gjatë 24 orëve të fundit humbi jetën edhe një 58-vjeçar nga Tirana, ndërkohë 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet george frendo koronavirusi ne shqiperi george frendo koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2020, 16:21

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar një mesazh të një qytetari, I cili shprehej se në shumë raste vdekjesh, u është thënë se duhet të regjistro...

Aktualitet 7 Gusht 2020, 16:03

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka rishpërndarë reagimin e SHBA-ve në lidhje me mbështetjen ndaj SPAK. Përmes një statusi...