Insights

Nikoll Lesi: Do jem me PS-në!

7 Gusht 2020, 09:12 Nga DOSJA
Nikoll Lesi: Do jem me PS-në!

TIRANË- Edhe pak dhe do hyjmë në fushatën më të egër parlamentare në këto 30 vite. Ndeshje mes dy Botëve: botës që synon rregulla loje demokratike dhe Botës së Rilindjes dhe Mafies. Edi Rama po bën ç’është e mundur të marrë zgjedhjet në tavolinë me anë të ndryshimeve kushtetuese, por do jetë e kotë pasi zemërimi popullor nuk do të mund të ndalet nga asnjë botë krimi.

Të gjithë në FRONT për një Shqipëri me të mirë dhe pa oligarkë e krim që përlajnë buxhetin e shtetit kaq hapur e kaq harbutçe.

PS-ja fatkeqsisht ekziston si sigël, si vulë, por nuk është më ajo që njihja ndër vitet 1992-1997 dhe as disa vite më vonë. Rilindja e ka kapluar dhe e ka shndërruar siglen PS në shtojcë të saj, duke përdorur socialistët e thjeshtë si kosh votash për oligarkët.

Ndaj sot shtrohet kërkesë emergjente për një përmbysje të madhe, epokale. Natyrisht nuk vdes për opozitën e sotme, ndonëse KOHA JONE njihet historikisht si oponencë e çdo pushteti, por opozita e sotme mbetet e vetmja shpresë për momentin.

Pas zgjedhjeve parlamentare, nuk do jem më me opozitën e sotme që do kthehet në pushtet.

Do jem me opozitën e ardhshme, PS-në! Por pasi PS-ja të largojë sektin rilindas.

Dhe mediat që sot janë me Edi Ramën, do ta braktisin atë dhe PS-në, pas humbjes. Zakon i vjetër i tyre: Janë përherë me fituesin, pra me atë që ka pushtetin.

Pra pas një viti do jem me opozitën-PS!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione do jem me ps nikoll lesi ps ne opozite do jem me ps nikoll lesi ps ne opozite

Sondazh

Poll

Insights 5 Gusht 2020, 13:02

Brenga e një emigranti!

TIRANË- I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.)E di, nëse unë të ...

Insights 31 Korrik 2020, 15:51

NËNO UNË VDIQA!

TIRANË- Nëno më fal, por unë po iki nga ty dhe nga kjo jetë! Po iki duke e ditur se faji ishte i imi dhe me brengën:- Po sikur jeta ime të ishte ndryshe. P...

Insights 31 Korrik 2020, 15:27

Frika nga Covid-19, na mbron apo dëmton?

Frika ruan vreshtin thotë populli, po njeriun a e ruan? Njerëzit janë të pajisur me frikën për t’u mbrojtur nga rreziqet e mundshme dhe e shprehin atë varësisht...

Insights 29 Korrik 2020, 17:50

SPAK-u nis të shkruajë historinë!

TIRANË- Kur fillova te kritikoja menyren si po perzgjidheshin reformatoret e drejtesise dhe personat qe u emeruan ne SPAK, disa miq te huaj (dashamir ndaj ...