Insights

FOTO-LAJM/ “Aloooo Niçe”, Rama ngatërron dosjen 339 me 184…kryeministri harroi “tërmetin e Gjiknurit” në zgjedhjet

28 Korrik 2020, 11:22 Nga DOSJA
FOTO-LAJM/ “Aloooo Niçe”, Rama ngatërron dosjen 339 me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i pari që reagoi nga politika shqiptare lidhur me “kopsitjen” e dosjes 339 ku komisionerë dhe zyrtarë lokalë që janë marrë si të pandehur për ndërhyrje në procesin e votimit në vitin 2017 gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në Durrës. Në DURRËS!

Por kryeministri duket se ka shumë mendime në kokë dhe i ka bërë pak gjërat lëmsh. Me mendjen e ndarë, sa tek socialistët e infektuar me COVID, sa tek Këshilli Politik, Rama ka ngatërruar Dibrën me Durrësin. Në vend që të kujtonte shprehjen “Alo Niçe!”, kryesocialistit i ka mbetur në mendjen vetëm batuta e Damian Gjiknurit me Imer Lalën; Tërmet, tërmet! Obobo ça i kemi bërë!

Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Dibrës (duhet të thoshte të Durrësit), nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum! Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!,”-shkruan kreu i qeverisë. 

Por e rëndësishme është ideja që kreu i qeverisë ka dashur të përcjellë; votat në Dibër, Durrës apo gjetkë nuk i ka vjedhur PS-ja, por PD dhe LSI-ja.

(k.m.f.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck dosja 184 dosja 339 edi rama dosja 184 dosja 339 edi rama

Sondazh

Poll

Insights 26 Korrik 2020, 09:48

“Mbreti i botës” duket i plakur

Një divorc. Një fejesë. Më pas ai u bë me një djalë. Për pak i shpëtoi vdekjes. Në këtë kohë nxorri edhe Britaninë e Madhe nga BE dhe luftoi një pandemi. Të gji...

Insights 22 Korrik 2020, 14:53

TIRANË- Preferuan ta quanin “plan” e jo “paketë”, duke u zotuar publikisht se do të ishte gati në muajin qershor. Kryeministri Edi ...

Insights 20 Korrik 2020, 16:33

Ministrja e Shëndetësise duhet të largohet

TIRANË- E vetmja mase racionale qe qeveria mund te ndermerrte sot kunder pandemise, ishte t’u kerkonte falje qytetareve per mashtrimin me videon e infektiv...

Insights 19 Korrik 2020, 20:09

Sa zgjat kjo e mallkuar varfëri

Shqipëria – e kaluara – e tashmja – dhe e ardhmjaSa zgjat varfëria baba? 40 ditë bir… – Pas 40 ditëve a bëhemi të pasur baba? Jo b...