Insights

“Mbaj mend tek Lenci, foto përqafuar me Mehmet Shehun”/ Tregimi i së dielës nga Agim Xhafka: FOTOGRAFIA!

2 Gusht 2020, 05:33 Nga DOSJA
“Mbaj mend tek Lenci, foto përqafuar me Mehmet Shehun”/ Tregimi

Mbaj mend te Lenci,në shtepinë e tij,bash në krye të dhomës së ndenjies,ishte një foto mesatare me ngjyra. Përqafuar Mehmet Shehu,ish-kryeministri i asaj kohe dhe babai i Lencit,një mësues historie,por që e kishte qejf gjuetinë dhe në një nga ditët kur delte me çifte në pyll kishte takuar dhe Mehmetin. Kaq qe njohja e tyre,por u shkrep një foto e Nesti ia gjeti anën ta merrte një kopje e ta vendoste mbi komodinën që dukej qysh sapo hyje mysafir te ajo familje. E qeshura e stampuar rrezatonte miqësi të vjeter,dukej se Nesti e Mehmeti gati ishin si vëllezër.

Ndaj fotografia bë si PIN-i i zgjidhjes së mjaft halleve. Me të në dorë iu hap dera e një apartamenti 3+1 që atë kohë ishte salltanet i madh,me të ia doli ta çojë Lencin për mjekësi,me të u bë ekonomiste e shoqja që punonte paketuese te fabrika e qelqit. Po prej asaj fotos Lenci u bë drejtor shkolle dhe për pak do kapte shef i gjithë arsimit në rajon.

Për pak se Mehmeti një ditë ia hoqi vetes dhe Nesti ia zhduku fytyrën nga korniza.

Vendosi një të dasmës së tij,plot gaz e hare. Veçse nisën vuajtjet. Mori rrokullimën,siç thoshte Calja. E hoqi foton,por nga që shtëpinë e kishte kthyer në një vend ku vinin njerëzit varg të shihnin atë kornizë me Mehmetin,nisi dhe shpagimi. U bënë letra sikur Nesti e kishte shok apo kushëri Shehun,sikur postet i kishte marrë falë asaj fotoje ,sikur ishte i pazoti dhe i paditur. Gruaja iu kthye paketimit,Nesti shkoi mësues në fshat dhe djali,Lenci mjek në Pukë. Ia morën dhe shtëpinë.

Pas shumë vitesh e takova në Pogradec. I plakur dhe i rrëgjuar,por më njohu. Mësova se gruaja i kishte vdekur. Vetë doli në pension dhe nuk qahej se kishte marrë dhe ca këste demshpërblimi si i përndjekur politik.

-Pse të përndoqën?- bëra sikur nuk dija gjë.

Bëri sikur nuk dëgjoi.Pastaj më tha se Lenci punonte në ministri e më nxorri dy foto të tij me ministrin.

-Sikur e kanë hequr këtë ministër,kanë vënë dikë tjetër.- i bëra bllof.

-Vërtet?- dhe menjeherë e futi në xhep.

-Dale ta shoh më mirë,-i thashë.

Por ai iku,nuk më foli. Sikur m’u përvodh. E nisi me foto Nesti dhe po e vazhdon po me foto i biri. Investim i mirë,as 1 euro nuk shpenzon. Dhe fiton,eh sa fiton. Nuk thonë kot:”Një fotografi vlen sa një pasuri!”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog agim xhacka historite e agim xhafkes agim xhacka historite e agim xhafkes

Sondazh

Poll

Insights 31 Korrik 2020, 15:51

NËNO UNË VDIQA!

TIRANË- Nëno më fal, por unë po iki nga ty dhe nga kjo jetë! Po iki duke e ditur se faji ishte i imi dhe me brengën:- Po sikur jeta ime të ishte ndryshe. P...

Insights 31 Korrik 2020, 15:27

Frika nga Covid-19, na mbron apo dëmton?

Frika ruan vreshtin thotë populli, po njeriun a e ruan? Njerëzit janë të pajisur me frikën për t’u mbrojtur nga rreziqet e mundshme dhe e shprehin atë varësisht...

Insights 29 Korrik 2020, 17:50

SPAK-u nis të shkruajë historinë!

TIRANË- Kur fillova te kritikoja menyren si po perzgjidheshin reformatoret e drejtesise dhe personat qe u emeruan ne SPAK, disa miq te huaj (dashamir ndaj ...

Insights 26 Korrik 2020, 09:48

“Mbreti i botës” duket i plakur

Një divorc. Një fejesë. Më pas ai u bë me një djalë. Për pak i shpëtoi vdekjes. Në këtë kohë nxorri edhe Britaninë e Madhe nga BE dhe luftoi një pandemi. Të gji...

Insights 22 Korrik 2020, 14:53

TIRANË- Preferuan ta quanin “plan” e jo “paketë”, duke u zotuar publikisht se do të ishte gati në muajin qershor. Kryeministri Edi ...