Art&Argëtim

Për të ndihmuar fëmijët e prekur me koronavirus, Rita Ora bën gjestin e veçantë

6 Gusht 2020, 20:45 Nga DOSJA
Për të ndihmuar fëmijët e prekur me koronavirus, Rita Ora

AMERIKE- Si pasojë e pandemisë, shumë njerëz po kalojnë një periudhë shumë të keqe financiare, por jo vetëm.

Në kuadër të kësaj krize, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka ndërmarrë një iniciativë shumë domethënëse.

Në bashkëpunim me UNICEF, ajo ka organizuar një koncert në shtëpi, për të ndihmuar fëmijët që janë prekur më shumë nga Covid-19.

Këngëtarja u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të ndihmojnë, të dhurojnë aq sa kanë mundësi dhe kjo bëhet online, duke klikuar në linqet përkatëse.

Është një nder i madh të performojë nga shtëpia ime për të mbështetur thirrjen më të madhe të @ unicef_uk në histori !!! Ju lutemi dhuroni gjithçka që mundeni në linkun në bio-n time !!  Në të gjithë botën, Coronavirus po shkatërron gjithçka. Po mbyll shkollat, po ndalon foshnjat të bëjnë vaksina dhe të po e bën jetën në zonat e varfëra edhe më të vështirë. Një brez i tërë fëmijësh janë në rrezik dhe unë ju bëj thirrje që të dhuroni çfarë të mundeni“– shkruan Rita në Instagram.

 

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz këngëtare rita ora këngëtare rita ora

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Gusht 2020, 18:53

TIRANË– Arjan Baçi, personi që është caktuar administrator i pronave të Ylli Ndroqit ka një ‘as nën mëngë’, për të realizuar ëndrrën e vajzës së tij...