Art&Argëtim

Videoja që po bën xhiron e botës, gruaja lind në momentin që ndodhi shpërthimi në Bejrut

6 Gusht 2020, 11:43 Nga DOSJA
Videoja që po bën xhiron e botës, gruaja lind në momentin

LIBAN– Së fundmi mediat e huaja kanë publikuar një video e cila po bën xhiron e botës.

Siç shihet në video gjatë momentit kur jashtë spitaleve të Bejrutit po ndodhte katastrofa pasditen e së martës ku dhjetra persona humbën jetën, mijëra të tjerë u plagosën dhe shumë shtëpi u shkatërruan, brenda një spitali që ndodhej afër vendit ku ndodhi shpërthimi një grua solli në jetë fëmijën e saj.

Emmanuel ishte në Spitalin e Shën Gjergjit dhe burri i saj Edomont ndodhej pranë saj, por kur nisi shpërthimi rregjistroi edhe momentin e tmerrit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se vogëlushi tashmë mban emrin George dhe fatmirësisht  nëna me të porsalindurin janë në gjendje të mirë shëndetësore.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale edomont emmanuel shperthimi i fuqishem ne bejrut edomont emmanuel shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll