Art&Argëtim

Mori në telefon policinë se u tremb nga qeni, Roza Lati nxehet me pushuesen: Pitbull me dy këmbë, fëmijët u kënaqën me S

5 Gusht 2020, 19:14 Nga DOSJA
Mori në telefon policinë se u tremb nga qeni, Roza Lati nxehet me

VLORE– Roza Lati është përballur me një situatë të pakëndëshme ditën e sotme. Moderatorja teksa ka qënë duke pushuar në jug të vendit, së bashku me vëllain dhe qenin e saj, Sashën është përballur me ofendime nga një zonjë e cila i kërkonte që të largonte qenin e saj nga plazhi.

Roza e ka shpjeguar të gjithë situatën në disa story të publikuara në Instagram. Moderatorja duket tejet e indinjuar nga fjalët e zonjës te cilen e cilësoi si ‘Pitbull me 2 këmbë’.

Roza bën me dije se zonja e cila kishte frikë për jetën e fëmijëve që gjendeshin aty pranë, mori në telefon policinë dhe e gjithë kjo situatë ndikoi dhe në humorin e njerëzve që po pushonin në bregdet.

‘Eshtë momenti që duhet të përballemi me disa situata injorante. Ishim në plazh për qejfin tonë. Të gjithë fëmijët nga mosha 5, 6, 7, deri në 9 vjeç kanë loz me rradhë me Sashën, i kanë hedhur shishen në plazh për ta kapur. Del një grua e vjetër, duhet të them plaka po po them grua e vjetër meqe jemi me kulturë. Ishte një thes hormonesh, la nam në mes të plazhit duke ulëritur kanë frikë fëmijët, nuk lejohet qeni, do thërras policinë, lidhe qenin. Ndërkohë që të gjithë fëmijët po loznin me qenin. Pse duhet një grua e vjetër, të ngrje në këmbë plazhin? Mendoj se duhen sulmuar këto fenomene menopauze. Dimë te themi se sapo u larguam nga plazhi. Unë ika me përshtypjet më të mira nga plazhi , po jo me përshtypjet më të mira nga pitbulli me 2 këmbë.- shprehet Roza Lati.

 

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz polici pushime qeni roza lati polici pushime qeni roza lati

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Gusht 2020, 17:38

AMERIKE– Komediani Kevin Hart, këngëtarja Katy Perry dhe yje të tjerë kanë dalë në mbrojtje të Ellen DeGeneres pas akuzave se në emisionin e saj, punonjës...

Art&Argëtim 5 Gusht 2020, 14:29

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ndarë me ndjekësit pasionin e tij.Balla ka publikuar në Isntagramin e tij një fot...