Art&Argëtim

Mundi COVID-19, Flor Binaj nuk vuan nga pasojat e virusit por nga gjykimet e njerëzve, aktori: Më rrinë larg mua dhe familjar

5 Gusht 2020, 20:30 Nga DOSJA
Mundi COVID-19, Flor Binaj nuk vuan nga pasojat e virusit por nga gjykimet e

TIRANE– Flor Binaj ishte një nga njerëzit që u infektua me COVID-19 dhe fatmirësisht arriti që ta kalonte virusin. Mirëpo duket se as periudha post-virus nuk ka qënë e lehtë për të.

Ndonëse ka pranuar që e ka kaluar pa simptoma pandeminë e koronavirus, aktori ka zbuluar se njerëzit vazhdojnë t’i qëndrojnë larg.

Gjatë një interviste për “Pushime on Top” Flori tregoi se është ai që duhet të ketë frikë nga njerëzit pasi ata nuk mbajnë maska.

“Edhe pse ka kaluar një muaj nga pandemia, njerëzit më rrinë larg mua dhe familjarëve të mi, ndërkohë që duhet të kem unë frikë sidomos nga ata që nuk mbajnë maska”, ka thënë aktori.

Ai ka shtuar se kur sheh këtë gjë kupton që ka një nivel të ulët paditurie dhe papërgjegjësie.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktori covid-19 flor binaj aktori covid-19 flor binaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Gusht 2020, 17:38

AMERIKE– Komediani Kevin Hart, këngëtarja Katy Perry dhe yje të tjerë kanë dalë në mbrojtje të Ellen DeGeneres pas akuzave se në emisionin e saj, punonjës...