Art&Argëtim

5 Gusht 2020, 17:38 Nga DOSJA

AMERIKE– Komediani Kevin Hart, këngëtarja Katy Perry dhe yje të tjerë kanë dalë në mbrojtje të Ellen DeGeneres pas akuzave se në emisionin e saj, punonjësit përballen me një ambient toksik.

Hart tha se ai e ka njohur DeGeneres “prej vitesh” dhe e quan atë ai “një nga njerëzit më të mirë në planet”.  Ai shkroi në Instagram: “Eshtë çmenduri të shoh mikeshën tim të kalojë përmes këtë gjë publikisht… Interneti është bërë një botë e çmendur e negativitetit”.

Katy Perry tha se ajo “kishte pasur vetëm përshtypje pozitive” nga paraqitja në emisionin e DeGeneres.
Ylli i popit e quajti atë një “mikeshë” dhe tha se po i dërgon asaj “dashuri dhe një përqafim”.

Të famshëm të tjerë që kanë mbështetur DeGeneres përfshijnë aktorët Diane Keaton dhe Ashton Kutcher.

Prej muajsh në mediat e huaja u përhapën akuzat se komediania Ellen DeGeneres kishte një sjellje toksike ndaj stafit të punës në emisionin e saj. Ish-punonjës, por edhe ata aktualë, janë shprehur se kanë përjetuar racizëm, kërcënime, heqje të padrejta nga puna dhe në përgjithësi një kulturë pune toksike.

Për shkak të tyre, Telepictures dhe Warner Bros Television kanë nisur një investigim, për të vlerësuar akuzat, i cili është drejt përfundimit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ellen degeneres katy perry kevin hart ellen degeneres katy perry kevin hart

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Gusht 2020, 14:29

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ndarë me ndjekësit pasionin e tij.Balla ka publikuar në Isntagramin e tij një fot...