Bota

Publikohet tjetër VIDEO nga tragjedia në Liban, shihni si shembet kisha. Prifti ishte duke zhvilluar meshën

5 Gusht 2020, 20:09 Nga DOSJA
Publikohet tjetër VIDEO nga tragjedia në Liban, shihni si shembet

LIBAN- Të tjera pamje janë bërë publike nga tragjedia e ndodhur dje në Bejrut. Sot mediat ndërkombëtare kanë publikuar një video, ku shihet se si është përjetuar shpërthimi në një kishe.

Në momentin e shpërthimit një klerik ishte duke mbajtur meshën. Fillimisht si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, në kishë fiken dritat dhe ndodh një dridhje e lehtë toke. Por pak sekonda më pas tavani i sipërm nis të shembet, prifti që ishte në kishë vrapon për të shpëtuar jetën.

Nga ana tjetër numri i viktimave në kryeqytetin libanez si shkak i shpërthimit të fuqishëm të së martës ka shkuar në 135. Ndërkohë nga mediat e huaja është raportuar se 5,000 njerëz u plagosën gjatë shpërthimit të së martës në portin e Bejrutit, lajm ky  që është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë Hamad Hassan dhe deri në 300 mijë banorë kishin mbetur pa strehë, për shkak se shpërthimi rrafshoi  gjithçka.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi i fuqishem ne bejrut tragjedia ne liban shperthimi i fuqishem ne bejrut tragjedia ne liban

Sondazh

Poll