Bota

Gdhendën fjalën SOS në rërën e ishullit ku kishin ngecur, tre burrat shpëtohen mrekullisht, helikopetri austrialian pikasi

5 Gusht 2020, 19:35 Nga DOSJA
Gdhendën fjalën SOS në rërën e ishullit ku kishin

MIKRONEZI– Tre burra janë shpëtuar falë një shenje SOS (sinjali i emergjencës), të cilën e shkruajtën me shkronja gjigante në rërën e ishullit ku kishin ngecur.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se tre burra po udhëtonin me varkën e tyre, e cila humbi drejtimin dhe përfundoi një ishullin Pikelot, një nga 600 ishujt e vegjël që formojnë Mikronezinë në Paqësorin perëndimor.

Të gjendur të humbur, burrat menduan të shkruanin sinjalin e alarmit mbi rërë, me shpresën se do të tërhiqnin vëmendjen e një helikopteri. Dhe ashtu ndodhi. Një helikopter i forcave austrialiane vuri re fjalën SOS, dhe zbarkoi në ishull.

Anëtarët e ekuipazhit sollën ushqim dhe ujë për burrat që prej ditësh ishin të sfilitur dhe në pritje të shpëtimit. Më pas tre burrat u dërguan në shtëpitë e tyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mikronezi tre burra shpetohen nga ishulli mikronezi tre burra shpetohen nga ishulli

Sondazh

Poll