Bota

Kriza e Covid-19/ Studiuesit në Japoni pretendojnë se “Povidone Iodine” zhduk koronavirusin

5 Gusht 2020, 17:16 Nga DOSJA
Kriza e Covid-19/ Studiuesit në Japoni pretendojnë se “Povidone

JAPONI– Prej më shumë se 6 mujash në mbarë botën po punohet për një vaksinë kundër Covid-19. Ndërkohë ende nuk ka një vaksinë të prodhuar, ndërkohë që bilanci i viktimave sa vjen dhe rritet ditë pas dite në shtetet e prekura nga pandemia.

Por së fundmi mediat e huaja shkruajnë se disa studiues në Japoni pretendojnë se kanë zbuluar një medikament që lufton Covid-19 në zonën e fytit të pacientëve të infektuar.

Bëhet fjalë për povidone-jod që është përdorur tek disa pacientë por autoritetet thonë se është “shumë herët” për të thënë nëse ai është i efektshëm apo jo.

Një medikament antiseptik ka dhënë efekt kundër Covid 19 tek disa pacientë në Japoni. Bëhet fjalë për povidon-jod, që lufton ngarkesën virale në fytin e pacientëve të prekur nga koronavirusi.

Në bazë të të dhënave të studimit u bënë publike nga guvernatori i Osakës, Hirofumi Yoshimura, i cili tha se trajtimi i fytit me këtë medikament ka dhënë efekt tek 41 pacientë me simptoma të lehta. Povidon-jod është i lëngshëm dhe përdoret në formën e gargarës për të luftuar virusin.

“Ne kemi një studim që tregon se medikamenti mund të jetë efektiv kundër koronavirusit.”- u shpreh guvernatori në një konferencë për shtyp.

Pas njoftimit të Yoshimura, mijëra njerëz postuan fotografi me rafte të boshatisura të farmacive japoneze në Tëitter, ku një pusullë tregonte se medikamenti nuk ishte me gjendje.

Ndërkohë disa ekspertë janë shprehur skeptikë, duke theksuar se testet pas përdorimit të ilaçit do të regjistronin nivele më të ulëta të virusit.

“Unë mendoj se këto lloj pretendimesh madje mund të çojnë në një numër të lartë të personave që rezultojnë negativëve në mënyrë të rreme për testet PCR.”- shkruante në Twitter eksperti mjekësor Shuichi Aoshima.

Burimi: Japantimes

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote shuichi aoshima koronavirusi ne bote shuichi aoshima

Sondazh

Poll