Bota

Votë për emigrantët? Lëvizja e Diasporës skeptike për ndryshimet ligjore: Mungon transparenca dhe dëshira për ta realizu

5 Gusht 2020, 15:08 Nga DOSJA
Votë për emigrantët? Lëvizja e Diasporës skeptike

TIRANË- Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pritet të administrohet edhe procesi i votës së emigrantëve. Kjo është parashikuar në ndryshimet që iu bënë Kodit Zgjedhor. Por, a do ta mundësojnë këto nene të reja ligjore këtë proces?

Florian Haçkaj dhe Bledar Milaqi, përfaqësues të lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” shprehen skeptikë nëse shqiptarët jashtë vendit do të mund të prodhojnë mandate deputetësh, kjo edhe për mënyrën se si është specifikuar në ligj.

Futja e termit të diasporës në kodin zgjedhor, patjetër që është hap pozitiv por në respektimin e afateve ne jemi pak skeptikë. Por ne kemi një perceptim që ka një mungesë transparence dhe mungesë dëshire ne realizimin e kësaj”, thotë z. Maliqi.


100 vite më parë Fan Noli ka qenë deputet i diasporës. Sot në 2020 as që nuk mundohet të ketë një përfaqësues në parlament. Dhe u prek kushtetuta për këto dy nene që u ndryshuan, të ishte prekur edhe kjo për të dhënë një sinjal të qartë që këtë e duan vërtet aktorët politikë shqiptarë”, shprehet z. Haçkaj.

Në kabinetin qeveritar shqiptar prej 3 vitesh tashmë është edhe Ministri i Shtetit për Diasporën. Dy përfaqësuesit e lëvizjes e vlerësojnë faktin e pasjes së një ministri shtetit për këtë çështje, por rezultatet duke se nuk i ka kënaqur.

Ne personalisht nga një ministri do të prinim imponimin ndaj qeverisë. Pra unë marr këtë pikë për ta çuar deri në fund dhe unë imponoj që të bëhet”, tha Haçkaj, përfaqësues të lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”.

Florian Haçkaj dhe Bledar Milaqi e kanë ngritur jetën e tyre jashtë territorit të Shqipërisë dhe prej disa muajsh kanë krijuar lëvizjen e cila kërkon faktorizimin e diasporës në vendimmarrjen e brendshme të shtetit shqiptar.

(Marrë nga Euronews)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora bledar milaqi diaspora për shqipërinë e lirë florian haçkaj vota e diaspores bledar milaqi diaspora për shqipërinë e lirë florian haçkaj vota e diaspores

Sondazh

Poll