“U bë ciklon, djali tentoi të shpëtonte nënën e tij”/ I mbijetuari rrëfen momentet e tmerrit në mes të detit: Va
5 Gusht 2020, 09:42Nga DOSJA
HIMARË- I mbijetuari i tragjedisë në Himarë, Fatjon Resulaj ka rrëfyer momentet e tmerrit kur varka u godit nga stuhia. Ai është shprehur se sapo filloi stuhia varka u përmbys dhe djali u përpoq të shpëtonte nënën e tij. Resulaj tregoi më tej se situata ishte shumë e rëndë, pasi dallgët e ujit ishin të mëdha.
“U nisa në 6.00 sot nga Moli i Himarës. Ishte fillimisht koha e mirë, ndërsa për 10 minuta u bë ciklon me shi dhe përmbysi varkën. Ne e pamë nga larg dhe ishte vonë. Ishim katër vetë. Ishte shoku im së bashku me djalin dhe nusen e tij. Zonja është e humbur dhe vazhdojnë kërkimet. Pasi u përmbys anija, ne u mbajtëm tek anija fort. Djali u përpoq që të shpëtojë nënën, edhe ne, por situata ishte e rëndë shumë. Kemi bërë 5 kilometra rrugë dhe donim që ta shpëtonim, por ishte shumë e vështirë, mund të na rrëmbente rryma edhe neve”, tha i mbijetuari Resulaj.
Tragjedi në Himarë. Mëngjesin e sotëm familja e Robert Ramës kishte dalë në gjirin e Gjipesë për të mbledhur rrjetat e peshikimit, por i zuri stuhia. Si pasojë është mbytur gruaja. Ndërsa, burri, djali i tij dhe një shok kanë shpëtuar. Mësohet se djali ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TROPOJË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tropojë, ku një 29-vjeçar nga Tropoja, i cili punonte në një kompani inertesh ka mbetur i...
SARANDE- Deputeti Kostaq Papa ka vendosur që të kalojë disa ditë pushimi në vendlindjen e tij. Ai nuk ka ngurruar të thurrë disa vargje për veten dhe për vizitë...
DHËRMI- Shtylla elektrike në zonën e ish-Kampit në Dhërmi është dëmtuar për shkak të reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë natës.Si pasojë kanë mbetur për t...
HIMARË- Policia e Himarës ka njoftuar se familja e Robert Ramës kishte dalë për peshkim me një mjet lundrues të vogël në Gjirin e Gjipesë. Uniformat blu bë...
Aktualitet 5 Gusht 2020, 08:38
HIMARË- Ngjarje e rëndë në Himarë. Mëngjesin e sotëm është mbytur në afërsi të Gjirit të Gjipesë një varkë, në të cilën ndodheshin Robert Rama 50 vje&ccedi...
TIRANË– Policia e Shtetit ka shpërndarë një thirrje për të gjithë turistët në një kohë kur vendi ynë është “pushtuar” nga motit i keq dhe me shi. Për të gj...
TIRANË– Dy ditë kanë kaluar nga vrasja e mistershme e taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla në Fushë Prezë dhe ende Policia nuk ka asnjë pistë hetimi p...
Elbasan- Aksident i rëndë në Elbasan. Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Murras janë përplasur tre mjete dhe si pasojë ka humbur jetë...