Art&Argëtim

Debati vazhdon sërish! Nëse Xhensila Pere do përballej me Alesia Bamin do ti thotë këto fjalë: Je e bukur por nuk bën pë

4 Gusht 2020, 19:00 Nga DOSJA
Debati vazhdon sërish! Nëse Xhensila Pere do përballej me Alesia

TIRANE- Ish-banorja e Big Brother, Xhensila Pere ka folur sërish për Alesia Bamin, duke treguar si ka qenë marrëdhënia e tyre pas shkëmbimit virtual të deklaratave.

Ajo madje u pyet nëse ka pasur ndonjë komunikim ose mesazh nga Alesia, por u shpreh se përpos mesazheve me adresa false në Instagram, të cilave u bën shumë lehtë block, nuk ka pasur tjetër komunikim.

Ajo ka thënë se ende mendon që moderatorja është shumë e bukur, por nuk është e përshtatshme për formatin e “Procesit Sportiv”.

“Marrëdhënia ime me Alesian ka qenë këtu e 6 vite para kur ajo ka qenë pjesëmarrëse te Miss Universe! Ka qenë viti i parë që unë hyja në bashkëpunim me producentin Eduart Deda dhe kam qenë më tepër e jashtme sesa pjesë e stafit organizativ. Unë jap mendimin tim, nuk më pëlqen të shtirem, ky është mendimi im. Kam përshtypjen se duhet t’i vë fre ndonjëherë kësaj gojës se flas shumë, por mendimet e mia janë këto, kështu që kujt i vjen mirë, ashtu siç më gjykojnë mua, të jetë i përgatitur. Për sa kohë që je një personazh publik duhet të jesh i përgatitur si për të mirat ashtu edhe për të këqijat. Alesia është shumë e bukur por thjesht nuk bën për atë punë. Edhe po ta shoh në rrugë e të ndryshojë rrugën do ta thërras, t’i them Alesia je shumë e bukur por nuk bën për atë punë”- thotë Xhensila ndër të tjera.

Xhensila muaj më parë ka nënvizuar emrin e Alesias si prezantuesja më kot në Shqipëri e nga kjo deklaratë u nis i gjithë debati virtual mes vajzave të njohura shqiptare.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alesia bami xhensila pere alesia bami xhensila pere

Sondazh

Poll