Bota

7-vjeçarja kosovare vdes gjatë rezonancës, shkak mbi doza e anestezisë

4 Gusht 2020, 14:55 Nga DOSJA
7-vjeçarja kosovare vdes gjatë rezonancës, shkak mbi doza e

KOSOVË–  Ditën e sotme një vajzë 7-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë rezonancës si shkak i mbi dozës së anestezisë. Kjo ngjarje ka ndodhur  në një klinike private në Prishtinë ku 7-vjeçarja i është nënshtruar rezonancës magnetike.

Sipas mediave të huaja mësohet se edhe familjarët e viktimës kanë puhuar se vajza ka vdekur nga mbi doza e anestezisë.

Teksa ka dhënë këto detaje xhaxhai i së miturës nuk ka përmendur emrin e klinikës ku nodhi ngjarja.

 “Vajzën është dërguar në një ordinancë private në lagjen Ulpiana për të bërë rezonancë magnetike. Ajo ka vdekur si pasojë e mbi dozës së anestezionit. I kanë dhënë fillimisht por gjatë kohës sa ka qenë duke e bërë rezonancën ajo është zgjuar dhe pastaj i kanë dhënë mbi dozë. Rasti është lajmëruar edhe në polici dhe është njoftuar edhe prokurori. Mjekët shumë të papërgjegjshë. Trupi i vajzës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.”- është shprehur ai.

Gjithashtu vdekja e vajzës u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. Ndërkohë ajo ka thënë se janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë është hapur një rast Vdekje e dyshimtë. Viktimë në këtë rast është një femër (e mitur). Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”.- është shprehur ajo.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vdes 7-vjeçarja ne prishtine vdes 7-vjeçarja ne prishtine

Sondazh

Poll