Bota

Kosova e prekur rëndë nga COVID/ Ministri i Shëndetësisë: Çdo përkeqësim do të sjellë pasoja afatgjata

3 Gusht 2020, 21:00 Nga DOSJA
Kosova e prekur rëndë nga COVID/ Ministri i

PRISHTINË– Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka konfirmuar edhe njëherë situatën e vështirë në të cilën ndodhet Kosova me COVID-19.

Me anë të një statusi në Facebook, Zemaj shkruan se çdo përkeqësim i mëtejshëm në sistemin shëndetësor do të sjellë pasoja afatgjata. Gjithashtu në të njëjtin postim, ministri dha detaje edhe rreth Planit të Reagimit Kombëtar.

POSTIMI I PLOTË:

Me kërkesë të Kryeministrit Hoti, i cili ditë më parë ka kërkuar që të aktivizohet në tërësi Plani i Reagimit Kombëtar, u mbajt takimi i Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), i kryesuar nga Ministri i Punëve të Brendshme z.Agim Veliu.

Për menaxhimit të situatës aktuale u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente, që janë në kompetencë të këtij grupi dhe menjëherë të merren vendimet dhe masat e domosdoshme. Si Ministri e Shëndetësisë, kërkuam më shumë mbështetje, për shkak se jemi në situatën më të rënduar që nga fillimi i pandemisë dhe çdo përkeqësim i mëtejmë në sistemin shëndetësor e sjell atë në limite të paparashikuara me pasoja afatgjata.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni armend zemaj koronavirusi ne kosove kosove armend zemaj koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll