Art&Argëtim

Nënë për herë të dytë, këngëtarja shqiptare zbulon gjininë e bebit

2 Gusht 2020, 16:50 Nga DOSJA
Nënë për herë të dytë, këngëtarja

KOSOVE– Këngëtarja e njohur shqiptare Gjira Kajtazi është në pritje të ëmbël për herë të dytë.
Ajo publikoi një foto në ‘Instagram’ ku tregonte barkun e rrumbullakosur dhe e përshkruajti shtatzëninë e saj si ndjenjën më të bukur. Pak pasi djali i saj Maël mbushi 1 vit, këngëtarja dha lajmin e bukur se në pak muaj, vogëlushi do jetë vëlla i madh.

 

 

A post shared by Gjira (@gjirakajtazi) on

Së fundmi ajo ka zbuluar edhe gjininë e bebes me anë të disa shenjave në rrjete sociale. Familja pritet të shtohet me një vajzë, pjesë për të cilën këngëtarja është pa dyshim më e lumtura.

Këto ditë, pavarësisht situatës së koronavirus, Gjira ka vendosur të qëndrojë në Kosovë për të qenë pranë familjes dhe njerëzve të dashur.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz femije gjira kajtazi shtatzënë femije gjira kajtazi shtatzënë

Sondazh

Poll