Art&Argëtim

“Mos hapni zjarr pa urdhër! Dua megafon!”/ 20 vjet nga vrasja e Arben Zylyftarit, si u qëllua me plumb në zemër kryepoli

2 Gusht 2020, 09:07 Nga DOSJA
“Mos hapni zjarr pa urdhër! Dua megafon!”/ 20 vjet nga vrasja e

TIRANË– Sot shënohen 20 vjet që nga vrasja në krye të detyrës të drejtorit të Policisë së Prefekturës së Shkodrës, Kolonel Arben Zylyftari. Ai ka mbetur i vdekur pasi ka marrë një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të kërkuar. Operacioni nisi pak pas mesdite, kur gjatë një kontrolli për armë në liqenin e Shkodrës, policia ka rënë në gjurmë të një personi shumë të kërkuar.

Bahri Sulejman Tafili dhe djali i tij Admir Tafili nuk iu përgjigjën thirrjes së policisë për t’u dorëzuar, por filluan rezistencën e armatosur. Në këtë operacion ka marrë pjesë edhe vetë kryepolici Zylyftari, i cili vendosi që të mos e ndiqte më në radio operacionin por të shkonte në vendngjarje. Sapo ka mbërritur është qëlluar me një breshëri kallashnikovi nga dy të shumëkërkuarit duke mbetur i vdekur në vend. Por Zylyftari nuk ishte i vetmi që ndërroi jetë atë ditë. Bashkë me të u vra edhe Bahri Tafili, ndërsa djali i tij u prangos ai autor i vrasjes së Zylyftarit është një prej shefave më të njohur të viteve të fundit në policinë shqiptare.

Sipas vëllait të Arbenit, Vullnet Zylyftari tregoi edhe fjalët e fundit të tij pak para se të qëllohej me një plumb në zemër. Sipas tij, në momentin që vëllai i tij është qëlluar nga kasollja ku dyshohej se fshihej i kërkuari nga policia, Bahri Tafili sapo kishte dhënë një urdhër në radio.

“Jam kështjella 2. Mbani radiot në përgjim. Mos hapni zjarr pa ju dhënë unë urdhër. Më duhet një megafon”.

Zylyftari ishte një prej emrave më të njohur në Policinë e vendit tonë. Ai ka drejtuar komisariatet dhe drejtoritë e policisë në Skrapar, Vlorë, Korçë, Lezhë dhe për pak muaj mbajti postin e drejtorit në Policinë e Shkodrës. Një nga operacionet e tij më të suksesshme në karrierën e tij, është edhe arrestimi për herë të dytë i kapobandës së Vlorës, Zani Çaushi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur arben zylyftari vrasja e arben zylyftarit arben zylyftari vrasja e arben zylyftarit

Sondazh

Poll