Art&Argëtim

E mahnitur nga krijimet vendase! Beyonce zgjedh të vishet nga stilistët shqiptarë, i beson sërish imazhin e saj

2 Gusht 2020, 15:50 Nga DOSJA
E mahnitur nga krijimet vendase! Beyonce zgjedh të vishet nga

AMERIKE– Dy ditë më parë Beyonce publikoi albumin e saj dhe filmin muzikor me emër “Black is King” në Disney+, në vazhdimësi të albumit të vitit 2019: “The Lion King: The Gift”.

Albumi i dedikohet mbretërve dhe mbretëresha të reja në kërkim të kurorës së tyre dhe u dedikohet personave me ngjyrë që duket se kanë një rrugëtim edhe më të vështirë se të tjerët.
Përveç kauzës e cila u “përqafua” nga të gjithë fansat e dyshes, ajo çfarë tërhoqi vëmendjen ishin dhe veshjet e zgjedhura për të kuruar plotësisht imazhin e tyre.

Pjesë e këtij projekti gjigand nga dyshja e njohur kanë qenë stilistët kosovar, Kujta dhe Meri të cilët kanë krijuar disa nga veshjet e tyre për ‘Black is King’.

Ata kanë shprehur në rrjetet sociale emocionet e një bashkëpunimi kaq të suksesshëm, i cili është duartrokitur nga të gjithë ndjekësit.

 

 

A post shared by Kujta & Meri (@kujtameri) on

Kujtojmë se diva e muzikës botërore veshi në dhjetor të vitit që lamë pas një super fustan të krijuar po nga dy stilistët tanë, Kujta dhe Meri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz beyonce fustan shqiptare stiliste beyonce fustan shqiptare stiliste

Sondazh

Poll