“Skandal”, Ndalimi i veteranit të UÇK-së/ Deputeti kosovar letër Ramës: Qoftë ky turpi i fundit
2 Gusht 2020, 13:59Nga DOSJA
KOSOVË– Pas ndalimit të ish-luftëtarit të UÇK-së nga Policia e Shqipërisë, Muzert Kastrati ka reaguar edhe deputeti i AAK-së në Kosovë, Gazmend Syla.
Ai i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku i shkruan se sa më shumë të mbahet Murtez Kastrati në burgjet shqiptare, aq më tepër thyhen zemrat e ushtarëve që luftuan për ta bërë Shqipërinë.
Ndër të tjerai ai i ka kërkuar Ramës që të hiqen nga listat e të përndjekurve ushtarët e UÇK-së me fletarreste nga Serbia. Sipas Sylës arrestimi i Kastratit nga autoritetet shqiptare është një skandal.
“Letër e hapur ndaj Kryeministrit Edi Rama. Sot duke e kaluar kufirin me Shqipërinë u arrestua ushtari i UÇK-së nga Lipjani, Murtez Kastrati. Arsyeja? Fletarresti i lëshuar nga Serbia. Z. Rama, Serbia është në ofensivë që nga shporrja nga Kosova dhe ky lajm përbën skandal. Ti këtë e di fort mirë. Z. Rama, ne ushtarët e UÇK-së i dimë vijat e kuqe me shtetet në rajon, Shqipëria nuk mundet e as nuk bën të jetë e tillë. Edhe këtë, ti e di fort mirë. Z. Rama, sa më shumë që mbahet Murtez Kastrati në burgjet tuaja, aq më tepër thyhen zemrat e ushtarëve që sa të jetë jeta jetë luftuan për ta bërë Shqipërinë. Prandaj, z. Rama, si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ushtarë i UÇK-së, kërkoj nga ju që të lirohet menjëherë Murtezi dhe të hiqni nga listat e të përndjekurve ushtarët e UÇK-së me fletarreste nga Serbia. Qoftë ky turpi fundit!” ka shkruar Syla në rrjetet sociale.
Sot Kryetari i Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, njoftoi se ish-luftëtari i UÇK-së Murtez Kastrati është ndaluar nga Policia Shqiptare, ndërsa kërkoi që Shqipëria ta lirojë menjeherë. Por ky lajm u mohua nga Policia Shqiptare, ndërsa ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, ku mësohet se pas një bisede telefonike mes ministres Meliza Haradinaj-Stbulla dhe Gent Cakajt, ky i fundit ka sqaruar se Kastrati është ndaluar për verifikim dhe është liruar para dy orësh.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER– Një qytetar nga Fieri ka bërë një denoncim, ku sipas tij një grua bënte rite satanike para derës së banesës ku ai jeton. Qytetari në një mesazh të dërguar...
KOSOVË– Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stbulla ka reaguar edhe përmes një postimi në rrjetin e saj në Facebook, mbi çësh...
MALLAKASTËR- Një 43-vjeçar në Mallakstër ka rënë në prangat e Policisë, pasi akuzohet se ka nbjellë kanabis në pyll. Në një njoftim për mediat, poli...
VLORË- Policia e Vlorës ka gjobitur sot dy biznese, të cilët kishin thyer Aktin Normativ duke mos ndaluar muzikën pas orës 20:00. Në një njoftim për mediat...
PRISHTINË– Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stbulla ka telefonuar homologun e saj shqiptar, Gent Cakaj për të pyetur për më shumë...
Aktualitet 2 Gusht 2020, 11:48
TIRANË– Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka reguar menjëherë pas lajmit për ndalimin ish-luftëtarin e UÇK-së Murte...
Aktualitet 2 Gusht 2020, 11:44
TIRANË– Një lajm nga Kosova ka trazuar ujrat e politikës në vendin tonë. Mëngjesin e sotëm kryetari i Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...
VLORË– Dy persona janë prangosur dhe një tjetër është shpallur në kërkim për shkelje të rregullave në punë. Në një njoftim zyrtar, Policia bën me dije se s...
BRITANI E MADHE- Një i ri shqiptar është zhdukur duke bërë që me urgjencë të nisë hetimi për gjetjen e tij. Mësohet se shqiptari është identifikuar si Olti Gega...