Aktualitet

Ndalimi i veteranit të UÇK-së/ Ministrja e Jashtme e Kosovës: Telefonova Cakajn veproi shpejt dhe u lirua, është e papranu

2 Gusht 2020, 13:49 Nga DOSJA
Ndalimi i veteranit të UÇK-së/ Ministrja e Jashtme e

KOSOVË– Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stbulla ka reaguar edhe përmes një postimi në rrjetin e saj në Facebook, mbi çështjen e ndalimit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Muzert Kastrati nga Policia e Shqipërisë.

Në njoftimin e saj në Facebook Stublla ka shkruar se është e papranueshme se si Serbia shtiret ndërkombëtarisht për kinse ‘konstruktivitet’ ndaj Kosovës, ndërsa posa mbyllen dyert e të ashtuquajturit dialog, vazhdon veprimet ilegale kundër Kosovës.

Më tej ajo ka thënë se pas sqarimit nga Ministri shqiptar Gent Cakaj, janë në bashkëpunim të ngushtë me për të vepruar konform kompetencave ligjore e kombëtare, që të mos lejojnë turpërimin e maltretimin e shqiptarëve para kërkesave të tilla jolegjitime dhe joligjore të Serbisë.

Postimi i Plotë:

Me të lexuar njoftimin nga z. Hysni Gucati, rreth ndalimit të ish luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z.Murtez Kastratit, kam kontaktuar menjëherë homologun shqiptar z.Gent Cakaj, i cili ka vepruar shpejtë dhe ka sqaruar që z. Kastrati është ndaluar për verifikim dhe liruar para 2 orësh. Është e papranueshme se si Serbia shtiret ndërkombëtarisht për kinse ‘konstruktivitet’ ndaj Kosovës, ndërsa posa mbyllen dyert e të ashtuquajturit dialog, vazhdon veprimet ilegale kundër Kosovës. Kërkesat e Serbisë përmes INTERPOL-it duhet të azhurnohen nga autoritet e Shqipërisë, dhe të reflektojnë realitetin politik e ligjor të Kosovës. Do të angazhohemi bashkë me organizatat e dala nga lufta që menjëherë Qeveria, respektivisht MPJD dhe MPB e Republikës së Kosovës, t’u vë në dispozicion autoriteteve të Shqipërisë, listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Në bashkëpunim të ngushtë me homologun Cakaj, do të veprojmë konform kompetencave tona ligjore e kombëtare, që të mos lejojmë turpërimin e maltretimin e shqiptarëve para kërkesave të tilla jolegjitime dhe joligjore të Serbisë.  Përkrahja e vlerave të UÇK-së dhe pastërtisë së saj, nuk është vetëm çështje deklaratash!

Sot Kryetari i Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, njoftoi se ish-luftëtari i UÇK-së Murtez Kastrati është ndaluar nga Policia Shqiptare, ndërsa kërkoi që Shqipëria ta lirojë menjeherë. Por ky lajm u mohua nga Policia Shqiptare, ndërsa ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, ku mësohet se pas një bisede telefonike mes ministres Meliza Haradinaj-Stbulla dhe Gent Cakajt, ky i fundit ka sqaruar se Kastrati është ndaluar për verifikim dhe është liruar para dy orësh.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet meliza haradinaj stublla ndalohet veterani kastrati serbia meliza haradinaj stublla ndalohet veterani kastrati serbia

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Gusht 2020, 11:48

TIRANË– Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka reguar menjëherë pas lajmit për ndalimin ish-luftëtarin e UÇK-së Murte...

Aktualitet 2 Gusht 2020, 11:44

TIRANË– Një lajm nga Kosova ka trazuar ujrat e politikës në vendin tonë. Mëngjesin e sotëm kryetari i Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...