Art&Argëtim

A është vërtet e “burgosur” Britney Spears, kodet që po alarmojnë fansat e këngëtares amerikane

1 Gusht 2020, 18:57 Nga DOSJA
A është vërtet e “burgosur” Britney Spears, kodet

SHBA- Lëvizja #FreeBritney ka marrë vëmendjen e qindra njerëzve në mbarë botën por janë dashur vetëm disa kode për të kuptuar se diçka nuk shkon në jetën e këngëtares amerikane Britney Spears.

Ndjekësit të cilët janë të shqetësuar për gjendjen e shëndetësore të këngëtares shpesh në rrjetin e saj Tik-Tok i komentojnë që të tregojë të vërtetën dhe këtë ta bëjë nëpërmjet kodeve. Ata i kanë komentuar duke i thënë “të veshë të kuqe nëse ka nevojë për ndihmë ”,  “Britney vish TË VERDHË nëse po të mbajnë të burgosur” “LEJLJA nëse nuk ndihesh e sigurt.”

Komente të tilla para disa kohësh nuk kanë marrë ndonjë vëmendje të veçantë por më  5 maj këngëtarja iu dha fund komenteve nga njëra anë dhe nga ana tjetër ka treguar se çfarë po ndodh me të pasi në një video ajo u shfaq me rroba banjo të verdha ku bazuar në komentet e njekësve i bie që ajo të jetë e burgosur.

Por komentuesit nuk u ndalën me kaq pasi ata vazdhonin t’i thonin: “Britney vish ngjyrë të kuqe, nëse ke nevojë për ndihmë”. Komentet e ndjekësve këngëtarja i ka marrë shumë seriozisht dhe më 11 maj, Britney  u shfaq përpara kamerës me ngjyrë të kuqe.

Ndërkohë mediat e huaja pretendojnë se Britney Spears po mbahet në kontrollin e babait të saj 68 vjeçarit Jamie Spears pasi ai e quan një teori konspirative lëvizjen #FreeBritney. Për mediat e huaja babai i saj ka thënë se ajo që e shqetëson  është agresiviteti i mbështetësve të #FreeBritney.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz amerikë britney spears amerikë britney spears

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Korrik 2020, 19:15

AMERIKE– Këngëtarja Selena Gomez është rikthyer sërish në rrjetet sociale pas një shkëputje shumë të gjatë larg tyre. Selena ka shpjeguar arsyen pse qëndr...