Bota

Vranë të atin pasi abuzonte sekusalisht me to/ Tre vajzat nga Rusia përballen me drejtësinë, rrezikojnë 15 vite burg

1 Gusht 2020, 19:56 Nga DOSJA
Vranë të atin pasi abuzonte sekusalisht me to/ Tre vajzat nga Rusia

RUSI– Tre motrat ruse, Kristina, Angelina dhe Maria, 19, 18, dhe 17 vjeçe, vranë babain e tyre pasi ai abuzonte seksualisht me to për vite me radhë. Mediat e huaja kanë raportuar se pavarësishts e ato kanë bërë krimin për vetëmbrojtje vajzat të përballen me drejtësinë, dhe rrezikojnë të dënohen deri në 15 vjet burg.

Mediat e huaja kanë raportuar se trupi i viktimës u gjet në shkallët e një apartamenti në Moskë. Disa orë para se të ndodhte ngjarja, 57-vjeçari ishte kthyer nga një klinikë psikiatrike dhe ishte konfliktuar me vajzat duke i kërcënuar me thikë. Mediat bëjnë të ditur se ai ishte i përfshirë në grupe kriminale dhe ishte vartës i drogës.

Vajza me e madhe Kristina tha për policinë në momentin e arrestimit se e urrenin të atin, prandaj donin që të zhdukej, duke shtuar se kishin prova të mjaftueshme që babai i detyronte të kryenin akte seksuale.

Sipas psikologëve vajzat kanë sëmundje serioze mendore, duke përfshirë çrregullimin e stresit post traumatik. Avokatët mbrojtës kërkojnë që 3 të pandehurat të trajtohen si viktima.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angelina kristina maria rusi angelina kristina maria rusi

Sondazh

Poll