Bota

E pabesueshme! Foshnja infektohet me koronavirus, 2 ditë pas lindjes

1 Gusht 2020, 14:37 Nga DOSJA
E pabesueshme! Foshnja infektohet me koronavirus, 2 ditë pas lindjes

BRITANI- Një rast i padëgjuar më parë ka ndodhur në britani ku një foshnjë ka rezultuar pozitive me COVID-19 vetëm dy ditë pasi ka lindur. Sipas mediave të huaja foshnja me ermin Presley Dowdall lindi në Spitalin Basildon në Essex ku vetëm pas dy ditësh kishte vështirësi në frymëmarrje dhe pas kontrolleve të mjekëve rezultoi se ai ishte i infektuar me virusin.

Ndërkohë për mediat e huaja ka folur dhe mamaja e vogëlushit ku është shprehur se për të ishte një tronditje e madhe lajmi për infektimin e fëmijës.

 “Ishte një tronditje e madhe. Nuk doja të dëgjoja diçka të tillë dhe madje as ta besoja. Ai kishte vështirësi në frymëmarrje dhe më pas rezultoi se ai ishte i infektuar me COVID-19. Ndihesha në faj, sepse s’mund të ndihmoja djalin tim të porsalindur”.- tha ajo.

Më tej ajo shtoi se Presley për fat të mirë është shëruar plotësisht nga sëmundja dhe tha se nuk e di se ku mund të jetë infektuar i biri.

“Asnjëherë nuk do të marrim një përgjigje se si apo pse u infektua me koronavirus. Është thjesht një pyetje pa përgjigje, me të cilën do të duhet të jetojmë”, tha ajo.

Burimi: Mirror

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani presley dowdall britani presley dowdall

Sondazh

Poll