Bota

India vendos reforma të reja për arsimin/ Hiqet mësimi i gjuhës angleze për shkollat fillore

31 Korrik 2020, 18:14 Nga DOSJA
India vendos reforma të reja për arsimin/ Hiqet mësimi i

INDI– Qeveria Indiane së fundmi ka ndërmarrë reformat të reja në arsim. Kështu sipas mediave të huaja për herë të parë që prej pavarësisë së saj India nuk do të heq mësimin e gjuhës angleze nga shkollat fillore.  Ndërkohë kryeministri vendit ka njoftuar se reforma e re i hap rrugë transformimeve në shkollat dhe në arsimin e lartë.

Mediat kanë raportuar se prindër dhe mësues, e vlerësuan masën, në të cilën përfshihet rritja më e madhe e shpenzimeve në arsim në rreth 6 përqind të GDP, dhe gjithashtu ka si qëllim të reduktojë presionin ndaj nxënësve për provimet e rëndësishme të lirimit në moshat 16 e 18 vjeç.

Shkollat e mesme në gjuhën angleze në Indi preferohen nga më të pasurit dhe rrjedhshmëria në anglisht konsiderohet si rritje e mundësive për arsim më të lartë. Kryeministri Modi tha se politika e re do të “promovojë gjuhët indiane”, një lëvizje e mirëpritur nga baza nacionaliste e vendit.

Por plani nuk cilëson që gjuha vendase Hindi të jetë ajo e mësimit në shkolla. Hindi flitet nga rreth 43 përqind e indianëve, ndërsa zonat jugore e kanë kundërshtuar si një imponim të gjuhës së veriut.

Burimi:independent.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arsimi ne indi arsimi ne indi

Sondazh

Poll