Bota

‘Dezinfektojini maskat me benzinë, nuk bëj shaka’/ Presidenti i Filipineve shokon me deklaratën  e tij

31 Korrik 2020, 17:48 Nga DOSJA
‘Dezinfektojini maskat me benzinë, nuk bëj shaka’/

FILIPINE– Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka befasuar me deklaratën e tij duke u ka thënë  njerëzve që të dezinfektojnë maskat  me benzenë. Gjatë momentit që po bënte deklaratën njerëzit nuk e kanë marrëseriozisht dhe madje disa kanë qeshur  ndërkohë ai ka këmbëngulur se ai “nuk po bën shaka”.

Ndërkohë mediat e huaja bëjnë të ditur ai ka bërë një deklaratë të tillë të ngjashme javën e kaluar  por zyrtarët u treguan të shpejtë për ta korrigjuar atë dhe thanë se presidenti ishte duke bërë  shaka.

Por ditën e sotme ai e ka theksuar përsëri ‘shakanë’ duke thënë  duhet të  shkoni në një stacion benzene dhe të dizefektoni maskat.

Zyrtarët shëndetësorë gjithashtu thanë që maskat e bëra vetë duhet të lahen normalisht, dhe maskat kirurgjike të zëvendësohen pas përdorimit. Një deklaratë e tillë vjen pavarësisht se nuk ka asnjë provë që benzina mund të dezinfektojë maskat. Madje një kontakt i zgjatur me benzinë mund të jetë i dëmshëm dhe derdhja e lëngjeve të ndezshme mund të jetë një rrezik nga zjarri.

Burimi: BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne filipine rodrigo duterte koronavirusi ne filipine rodrigo duterte

Sondazh

Poll

Bota 31 Korrik 2020, 15:42

Tërhiqet Trump: Nuk dua shtyrjen e zgjedhjeve

SHBA-Presidenti Donald Trump tha të enjten se votimi me postë mund të çojë në manipulimin e zgjedhjeve dhe vonimin e daljes së rezultatit. Presidenti sug...