Bota

Nike, Victoria Secret, Starbucks goditen nga pandemia! Markat e njohura botërore shpallin falimentimin

31 Korrik 2020, 17:34 Nga DOSJA
Nike, Victoria Secret, Starbucks goditen nga pandemia! Markat e njohura

AMERIKE- Koronavirus ka bërë që e gjithë bota të futet në një krizë të thellë ekonomike e prej saj të mbyllen, te falimentojnë shumë kompani të njohura, e rrjedhimisht të pushohen nga puna miliona njerëz.

Kështu, bëhet e ditur se gjigandi i “Victoria`s Secret” është duke kaluar vështirësi ekonomike. Dega e Victoria`s Secret në Fairfield do të mbyllet përgjithmonë.

Vetëm në maj u mbyllën 250 degë dyqanesh të kësaj kompanie nga pandemia.

Kompania e njohur Starbucks ka mbyllur gjysmën e pikave të saj në Kinë për të mbrojtur stafin e saj dhe për të mbështetur përpjekjet e qeverisë për tu solidarizuar me këtë virus.
Të gjitha pikat e këtyre degëve të kafes paralajmërojnë se virusi që po zgjerohet ka ndikuar edhe në uljen e financave.

Shefi ekzekutiv i Starbucks, Kevin Johnson tha se firma po “kalonte një situatë shumë dinamike”.
Firma u tha analistëve të Wall Street se kishte planifikuar të tregonin parashikimet e tyre vjetore të fitimit pas një performance më të mirë seç pritej në tremujorin e parë, por vendosi të ndryshojë parashikimet e saj për shkak të virusit.

Grupi luksoz i çantave franceze Hermes ka pasur një rënie me 42% për shkak të koronavirusit.

Në kulmin e krizës shëndetësore, e cila fillimisht shpërtheu në Kinë dhe më pas u përhap në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, kompania Hermes duhej të mbyllte përkohësisht 75% të dyqaneve të saj.

Kompania Nike nga ana tjetër do të pushojë 500 punëtorë në degën e saj në Beaverton.

Ky vendim konsiderohet si më i madhi që është marrë ndonjëherë në këtë kompani.

Njoftimi thotë se pushimet nga puna të Nike do të përfshijnë mbylljen e përhershme të dy qendrave të kujdesit për fëmijë.

Shitjet e Nike janë bllokuar nga koronavirusi pasi mbylli shumicën e dyqaneve të tij me pakicë. Në qershor, u raportua një humbje neto tremujore prej 790 milion dollarësh.

McDonald’s ka vendosur që t’i mbyll përgjithmonë 200 nga 14 mijë “restoranteve me nivel më të ulët” në dyqanet e Walmart.

Megjithatë grupi i menaxhimit ka bërë të ditur se këto mbyllje ishin planifikuar edhe më parë, por që pandemia globale e COVID-19 ka bërë që kjo procedurë të përshpejtohet.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hermes kompani mbyllje starbucks victoria's secret hermes kompani mbyllje starbucks victoria's secret

Sondazh

Poll

Bota 31 Korrik 2020, 15:42

Tërhiqet Trump: Nuk dua shtyrjen e zgjedhjeve

SHBA-Presidenti Donald Trump tha të enjten se votimi me postë mund të çojë në manipulimin e zgjedhjeve dhe vonimin e daljes së rezultatit. Presidenti sug...