Ekonomi

Mbiemrat më të përdorur në Shqipërinë e vitit 1945, si ka ndryshuar renditja tani. “Hoxha” mban vendin e parë

31 Korrik 2020, 11:09 Nga DOSJA
Mbiemrat më të përdorur në Shqipërinë e vitit

Renditja e mbiemrave më të përdorur nga shqiptarët, në një studim të kohëve të fundit të kryer nga profesori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Çlirim Bidollari, nxirrte në krye ata që janë trashëguar e përdoren nga popullsia e lidhur me besimin musliman.

Kështu, në 6 mbiemrat më të përdorur janë, Hoxha, Shehu, Prifti, Çela, Leka dhe Dervishi, të paktën 3 prej tyre, Hoxha, Shehu dhe Dervishi kanë lidhje me këtë përkatësi të besimit fetar. Për habi renditja e mbiemrave më të përdorur nga shqiptarët ka ndryshuar me kalimin e kohës.

Këtë e vërteton një studim i tashmë historianit Paskal Milo, i cili është mbështetur në të dhëna statistikore të regjistrimit të vitit 1945.

Sipas artikullit të Paskal Milos, publikuar në vitet ‘70 në një gazetë të kohës së komunizmit, renditja e mbiemrave më të përdorur në Shqipërinë e 1945 ishte e tillë:

Në vendin e parë mbiemri “Hoxha”, në vendin e dytë “Çela”, që mund të jetë mbiemër pagan, në vend të tretë dhe të katërt mbiemrat “Gjoni” dhe “Kola”, të përhapur kryesisht mes popullsisë së besimit katolik dhe i pesti në radhë, mbiemri “Dervishi”, sërish një mbiemër që ka lidhje me besimin musliman.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale mbiemrat shqiptare mbiemrat shqiptare

Sondazh

Poll

Ekonomi 29 Korrik 2020, 11:45

SHQIPËRI- Nga Paketa financiare 2, rreth 82% e përfituesve janë paguar me bonusin 40 mijë lekë, sipas të dhënave të përditësuara të Ministrisë të Financave...