Ekonomi

Plani i PD për ekonominë/ Dorjan Teliti flet me shifra: 270 euro më pak për shqiptar në 2020, ne do ndërhyjmë me emergjen

31 Korrik 2020, 10:01 Nga DOSJA
Plani i PD për ekonominë/ Dorjan Teliti flet me shifra: 270 euro

TIRANË– Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti shkruan se Shqipëria ka humbje totale të të ardhurave 770 milionë euro, duke shtuar se qeveria pretendon se të ardhurat për frymë do të bien me 5.7% ose 270 euro më pak për shqiptar.

Sipas Telitit, qeverisë i ka dalë situata jashtë kontrollit për menaxhimin e fondeve, duke dhënë edhe detaje lidhur me politikat që instancat përkatëse kanë ndërmarrë duke sjellë sipas tij rënien e ekonomisë së vendit. Ai ka bërë me dije se Partia Demokratike e ka një plan për rifuqizimit të ekonomisë, të cilin do ta vënë në zbatim kur të vinë në pushtet.

Sipas te dhenave zyrtare humbja totale e te ardhurave vleresohet te arrije te pakten 770 milione euro. Asnjehere me pare, as ne vitet e krizes boterore ekonomike 2008, Shqiperia nuk ka shenuar nje rekord te tille ne renie, e kjo lidhet kryesisht me mungesen e vizionit dhe menaxhimin e keq te taksave & parave te shqiptareve nga Qeveria. Ne 7 vjet qeveria e Rames mbeti ne nivelin e premtimeve elektorale propagandistike te “luges prej floriri” te tryezes bosh te shqiptareve, jo vetem duke mos mbajtur asnje prej tyre por duke i zhytur shqiptaret gjithnje e me shume ne varferi te skajshme. Kjo situate ka deshperuar te madh e te vogel, te ri e te moshuar. Nxjerrja e vendit nga ky batak ekonomik qe po u merr frymen shqiptareve nuk eshte i lehte por nuk eshte as i pamundur,”-shkruan Teliti.

POSTIMI I PLOTË:

Ekonomia ne zgrip, Qeverise i ka dale situata jashte kontrollit. Te paret per taksat me te larta. Te paret per korrupsionin endemik te strukturave shteterore. Te paret dhe te vetmit qe brastisem ekonomine. Vete Qeveria parashikon qe te ardhurat mesatare per fryme ne vitin 2020 priten te bien me 5.7%, ose me rreth 270 euro me pak per çdo shqiptar. COVID 19 nxori teresisht zbuluar paaftesine e qeverise per te menaxhuar situaten ekonomike, braktisjen qe i beri qytetareve dhe bizneseve, te gjithe e shohim qartesisht humneren ku na ka zhytur. Sipas te dhenave zyrtare humbja totale e te ardhurave vleresohet te arrije te pakten 770 milione euro. Asnjehere me pare, as ne vitet e krizes boterore ekonomike 2008, Shqiperia nuk ka shenuar nje rekord te tille ne renie, e kjo lidhet kryesisht me mungesen e vizionit dhe menaxhimin e keq te taksave & parave te shqiptareve nga Qeveria. Ne 7 vjet qeveria e Rames mbeti ne nivelin e premtimeve elektorale propagandistike te “luges prej floriri” te tryezes bosh te shqiptareve, jo vetem duke mos mbajtur asnje prej tyre por duke i zhytur shqiptaret gjithnje e me shume ne varferi te skajshme. Kjo situate ka deshperuar te madh e te vogel, te ri e te moshuar. Nxjerrja e vendit nga ky batak ekonomik qe po u merr frymen shqiptareve nuk eshte i lehte por nuk eshte as i pamundur. Partia Demokratike e ka kete mision te qeverisjes se saj dhe ne platformen tone shqiptaret do te trajtohen si qytetare te denje te ketij vendi dhe me mundesi te barabarta. Qeveria e oborrtareve do te jape llogari bashke me miqte oligarke dhe parate e shqiptareve do tu kthehen mbrapsht atyre. Cdo PPP korruptiv dhe cdo para e cuar padrejtesisht ne xhepat e oligarkeve do te kthehet ne investim per nje jete me te mire per shqiptaret, qe te rrine ne Shqiperi dhe jo me syte nga bota. Kjo nderhyrje ne ekonomine e vendit eshte emergjence e ne do ta kryejme nje ore e me pare, bashke me shqiptaret qe do te ndeshkojne shume shpejt me vote qeverine e babezitur qe ka pervetesuar gjithcka, ne tafmane e saj per te marre cdo gje. Por sic populli thote…tafmaja madhe te le pa gje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi dorian teliti dorian teliti

Sondazh

Poll

Ekonomi 29 Korrik 2020, 11:45

SHQIPËRI- Nga Paketa financiare 2, rreth 82% e përfituesve janë paguar me bonusin 40 mijë lekë, sipas të dhënave të përditësuara të Ministrisë të Financave...