Ekonomi

Përfundon numërimi i votave dhe në univesitetet e rretheve, ja kush janë rektorët e rinj

30 Korrik 2020, 17:18 Nga DOSJA
Përfundon numërimi i votave dhe në univesitetet e rretheve, ja

TIRANË- Pas zyrtarizimit të zgjedhjes së rektorit të Universitetit të Tiranës, kanë përfunduar numërimet e votave dhe të universiteteve të rrethe. Sipas informacioneve mësohet se Kseanela Sotirofski është zgjedhur rektore e universitetit “Aleksandër Moisiu” në qytetin e  Durrësit pas zgjedhjeve në universitete ditën e sotme.

Po ashtu ka përfunduar dhe numërimi i votave në Shkodër dhe mësohet se me dy vota diferencë është zgjedhur rektore Suzana Golemi. Përballë saj në këtë garë ishte Adem Bekteshi, rektori në detyrë.

Ndërkohë në universitetin “Fan Noli” në Korçës është zgjedhur rektor, Dhimitër Bello. Profesori i njohur i gjuhë-letërsisë ka fituar 95 vota pedagogesh ndaj 54 votave të kandidatit për rektor Lorenc Ekonomi.

Numërimi ka përfunduar dhe në Universitetin e Gjirokastrës ‘Eqerem Çabej’ dhe në krye të institucioni arsimor për katër vitet e ardhshme do jetë Bektash Mema. Nga ana tjetër  Roland Zisi është zgjidhur rektor i universitetit “Ismail Qemali” në  Vlorë me 119 vota.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale dhimitër bello kseanela sotirofski suzana golemi zgjedhjet ne universitete dhimitër bello kseanela sotirofski suzana golemi zgjedhjet ne universitete

Sondazh

Poll

Ekonomi 29 Korrik 2020, 11:45

SHQIPËRI- Nga Paketa financiare 2, rreth 82% e përfituesve janë paguar me bonusin 40 mijë lekë, sipas të dhënave të përditësuara të Ministrisë të Financave...