Bota

“Armik i Islamit”/ I akuzuari për blasfemi vritet befasisht me armë zjarri në sallën e gjyqit

29 Korrik 2020, 20:35 Nga DOSJA
“Armik i Islamit”/ I akuzuari për blasfemi vritet befasisht me

PAKISTAN-Një burrë i akuzuar për blasfemi në Pakistan është vrarë me armë gjatë gjyqit të tij në qytetin e Peshaëar pasi ai akuzohej se kishte pretenduar se ishte profet. Tahir Ahmad Naseem, u akuzua për blasfemi në 2018 nga një adoleshent. Sipas mediave të huaja Blasfemia si kjo dhe qëndrime të tjera anti-fetare dënohen ligjërisht me vdekje në vend por megjithatë ky është rast i parë që një person ekzekutohet nga shteti. Ndërkohë meiat kanë publikuar foto ku ai shihet i vdekur në karrigen e gjykatës.

Naseem ishte akuzuar fillimisht për blasfemi nga Awais Malik, një student teologjie nga Peshawar, me të cilin kishte diskutuar pikëpamjet fetare. Naseem ishte me origjinë nga sekti islam Ahmadi, por ishte larguar më pas nga sekti pasi besonte se ishte vetë një profet. Komuniteti sugjeronte se Naseem ishte i sëmurë mendor, pasi kishte postuar video në YouTube ku pretendonte se ishte ‘mesia’.

Sulmuesi u arrestua në skenën e ngjarjes dhe i prangosur ai është dëgjuar duke thënë  se viktima ishte një “armik i Islamit”.

Burimi: BBC

A.K.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota tahir ahmad naseem tahir ahmad naseem

Sondazh

Poll