Art&Argëtim

“Qelizat T kanë aftësi memorizuese”/ Befason STUDIMI: Personat që kanë kaluar ftohje mund të jenë imunë ndaj Covid-19

28 Korrik 2020, 14:01 Nga DOSJA
“Qelizat T kanë aftësi memorizuese”/ Befason STUDIMI:

SINGAPOR- Një studim i fundit i publikuar në ‘Nature’ thotë se një shumica e njërëzve janë imunë ndaj koronavirusit pasi kanë kaluar një ftohje të zakonshme.

Studiuesit nga Shkolla Mjekësore Duke-NUS nga Universiteti Kombëtar i Singaporit thonë se nga të dhënat e deritanishme imuniteti ndaj Covid-19 nuk mund të zgjasë më shumë se 12 muaj.

Antitrupat ndodh që të zhduken pas tre muajsh, por jo imuniteti. Studimet e fundit thonë se njerëzit mund të jenë imunë ndaj koronavirusit pikërisht prej qelizave T të krijuara për të ftohtin. Sipas tyre, Qelizat T (lloj i limfociteve që koordinojnë sistemin imunitar dhe janë në gjendje të zbulojnë qelizat e infektuara dhe t’i shkatërrojnë ato) kanë aftësi memorizuese. Po ashtu qelizat T të krijuara nga kontakti i organizmit me koronaviruse të mëparshme, mund të jenë të mjaftueshme për një përgjigje imune kundër Covid-19.

Ekipi testoi njerëz të shëruar nga Covid-19 për qelizat T dhe zbuloi se pacientët e shëruar nga virusi SARS 17 vite më parë, kishin ende qelizat T specifike për SARS, të cilat mund të sigurojnë imunitet kundër koronavirusit, SARS-CoV-2.

Studimi i Duka-NUS është hulumtimi i tretë që pretendon se koronaviruset përgjegjës për ftohjen e zakonshme mund të shkaktojnë një lloj imuniteti ndaj SARS-CoV-2.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Korrik 2020, 07:50

Memorie.al publikon një dokument të panjohur arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së) ku ndodhet proces-verbal...

Art&Argëtim 27 Korrik 2020, 19:31

TIRANË- 30-vite më parë Shqipëri teorikisht përjetoi një ndryshim të madh politik, pasi u arrit rrëzimi i diktaturës dhe shpallja e pluralizmit politik. Nj...