Art&Argëtim

Shqetësuese! Rënia e flokëve, një nga simptomat e pazbuluara të Covid-19. Çfarë fshihet pas ‘misterit’

28 Korrik 2020, 13:50 Nga DOSJA
Shqetësuese! Rënia e flokëve, një nga simptomat e pazbuluara

Të gjithë i kemi mësuar “përmendësh” simptomat e koronavirusit, por së fundmi është zbuluar dhe një shenjë tjetër.

Juli Fisher me profesion infermiere, e cila ishte e infektuar me koronavirusin, u trajtuar vetë duke kuptuar simptomat e sëmundjes. Shumica e tyre, ishin në përputhje me gjithë çfarë shkruhej nëpër artikujt udhëzues të organizatave prestigjioze  të shëndetësisë. Por ajo vuri re diçka që e befasoi: rënia e flokëve.

“Pashë shumë flokë që më binin sa herë bëja dush. Në fillim mendova mos ishte nga ndonjë shampo e lirë, por shumë shpejt kuptova se ishte diçka tjetër,” tha ajo.

Fisher iu bashkua një grupi në ‘Facebook’, ku vuri re se edhe persona të tjerë, të infektuar me Covid-19, kishin pësuar rënie të flokëve.

Çfarë dihet deri tani?

Akademia Amerikane e Dermatologjisë thekson se humbja e flokëve mund të shkaktohet si rezultat i gjenetikës, moshës, ndryshimeve hormonale, gjendjeve të ndryshme shëndetësore, ilaçeve dhe natyrisht, stresit. Ekspertët thonë se ajo çfarë ndodh te pacientët me Covid-19 njihet si “telogen effluvium” një formë e përkohshme e shkaktuar nga një stres fizik ose emocional, temperatura e lartë ose humbja në peshë.

Flokët kanë një cikël jetësor që ndahet në: 90% rriten, 5% janë në fazë pushimi dhe pjesa tjetër bie. Kur organizmi është në një gjendje stresi ose shoku, deri në 50% e flokëve kalojnë në fazën e rënies.

Për momentin, specialistët e kanë të vështirë të përcaktojnë pse disa pacientë që shërohen nga Covid-19 kanë rënie flokësh më vonë, ndërsa disa të tjerë jo. Megjithatë nuk përjashtohet gjenetika.

Burimi:webmd.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete juli fisher simptomat ekoronavirusit juli fisher simptomat ekoronavirusit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Korrik 2020, 07:50

Memorie.al publikon një dokument të panjohur arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së) ku ndodhet proces-verbal...

Art&Argëtim 27 Korrik 2020, 19:31

TIRANË- 30-vite më parë Shqipëri teorikisht përjetoi një ndryshim të madh politik, pasi u arrit rrëzimi i diktaturës dhe shpallja e pluralizmit politik. Nj...