Art&Argëtim

Me pasaporta në duar, Tom Hanks dhe Rita Wilson ‘bëhen’ grekë. Dokumenti u dorëzohet nga kryeministri Kiriako Mitsotakis

27 Korrik 2020, 17:13 Nga DOSJA
Me pasaporta në duar, Tom Hanks dhe Rita Wilson ‘bëhen’

GREQI– Në një foto të postuar në Instagram nga kryeministri i Greqisë Qirjako Miçotaqis, çifti i Hollwoodit, Tom Hanks dhe Rita Wilson mbajnë me krenari në dorë pasaportat e tyre të reja greke.

Ditën e djeshme kryeministri ia dorëzoi në dorë pasaportat e tyre të reja.

Tom dhe Rita janë zyrtarisht nënshtetas grekë“- shkruan në postimin e tij kryeministri i Greqisë.

 

 

A post shared by Kyriakos Mitsotakis (@kyriakos_) on

Aktori dhe fëmijët e tij u bënë qytetarë grek vitin e kaluar – pasi zyrtarët theksuan rolin e Hanks në ndihmën për të rritur ndërgjegjësimin për zjarret e vitit 2018 që shkatërruan zonat pranë Athinës dhe morën jetën e më shumë se 100 njerëzve.

Tom Hanks është një person që tregoi interes të vërtetë për njerëzit që vuajtën nga zjarri në Mati dhe e promovuan këtë çështje në median globale,” tha Ministri Grek i Brendshëm Takis Theodorikakos për CNN në një deklaratë në muajin dhjetor.

Hanks dhe Wilson u njohën me Miçotaqis së fundmi kur u paraqitën për dokumentet dhe pasaportën.

Aktorët zotërojnë një shtëpi në ishullin Antiparos në Greqi, ku blenë një hapësirë toke dhe ndërtuan një vilë në 2004 si dhe kanë blerë një tjetër shtëpi atje në vitin 2018.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktor nenshtetesei greke tom hanks aktor nenshtetesei greke tom hanks

Sondazh

Poll