Art&Argëtim

“Mes lotëve, nuk mbushesha me frymë”, Nevina Shtylla bëhet nostalgjike, kujton momentin më të veçantë në jetë: Emoc

19 Korrik 2020, 16:38 Nga DOSJA
“Mes lotëve, nuk mbushesha me frymë”, Nevina Shtylla

TIRANË– Ish -missi shqiptar, Nevina Shtylla është një ndër emrat më të përfolur të showbizzit shqiptar.  Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku edhe ndan herë pas here momente të ndryshme jo vetëm nga puna e saj si moderatore por edhe nga jeta  e përditshme.

Së  fundmi në një postim në Instastory ajo  ka rikujtuar  momentin kur është shpallur Miss Shqipëria 10 vite më parë.

Ka qenë pikërisht Kompeticioni i bukurisë miss Shqipëria 2020, që e ka kthyer pas në kohë bukuroshen e ekranit shqiptar.

Në 2010 Nevina Shtylla u shpall edhe si vajza më e bukur e kompeticionit të bukurisë Miss Shqipëria. Moderatorja e kujtuar këtë moment dhe e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, duke treguar sesa shumë emocione ka përjetuar.

“Sa shumë kohë ka kaluar. Në atë moment, mes lotëve, as nuk arrija të mbushesha me frymë. Emocion i madh sa herë e kujtoj. Suksese vajzës që sot do të shpallet Miss Shqipëria 2020”, ka shkruar Shtylla krah postimit në ‘Instastory’.

Suksesi në Miss Shqipëria, ndikoi pozitivisht për Nevinën duke e ndihmuar atë në rrugëtimin  e saj  në televizion, ku mesa duket tashmë moderimi është një profesion që i pëlqen shumë asaj.

Ndërkohë Miss Shqipëria  2020, është shpallur  vajza me numrin 14, Iliada Bazi, e cila mori kurorën nga paraardhësja e saj, Miss Shqipëria 2019, Klea Bushi.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz nevina shtylla nevina shtylla

Sondazh

Poll