Art&Argëtim

Kylie Jenner prezanton ‘bishën’ e personalizuar, ‘Rolls Royce’, mjeti 300 mijë dollarësh, i dizejnuar në pink që sh

19 Korrik 2020, 15:31 Nga DOSJA
Kylie Jenner prezanton ‘bishën’ e personalizuar, ‘Rolls

SHBA– Kylie Jenner, në një postim në rrjetin social Instagram ka ndarë me ndjekësit e saj makinën më të re, të shtuar koleksionit të saj të ‘bishave’ të shtrenjta.

Miljarderja 22-vjeçare shkruan në story përkrah fotos së makinës “Rolls Royce”, se e kishte porositur makinën para një viti dhe se tani i kishe ardhur.

“E porosita thuajse një vit më parë, e më në fund më erdhi,“- shkruan Kylie.

Dizajni i makinës së personalizuar ngjyrë rozë dhe me emrin e gdhendur në të “Mamaja e Stormit” e bën blerjen e re të miliarderes të kalojë çmimin 300 mijë dollarë.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” zotëron makina shumë luksoze në koleksionin e saj përfshirë këtu një Ferrari, dy Lamborghini, një Mercedes G-Ëagon, një Range Rover si edhe Bugatti Chiron që shkon në vlerën 3 milion dollarë.

(i.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kylie jenner rolls royce kylie jenner rolls royce

Sondazh

Poll